HIV/AIDS, Organizatat: Qeveria të marrë masa për parandalimin e AIDS në vend
Tiranë- Rrjeti për HIV/AIDS, Drogat dhe Shëndetin Riprodhues, në ditën Botërore Kundër HIV/ AIDS i ka bërë thirrje qeverisë të marrë masa urgjente për zgjidhjen e çështjes së financimit për ta mbajtur Shqipërinë si vend me nivel të ulët të HIV it.
Në një deklaratë për shtyp ky grup organizatash e ka cilësuar si mjaft vendimtar financimin në luftën kundër SIDA- s.
Ne bëjmë thirrje për të tërhequr vëmendjen e Institucioneve Kombëtare rreth situatave serioze me të cilat do të përballemi për shkak të HIV – it dhe ndërprerjes së financimit për të. Vitet në vazhdim do të jenë vendimtare për Shqipërinë. Vëmendja e qeverisë do të mbështesë përpjekjet tona për të shmangur një situatë më të rrezikshme në të ardhmen thuhet në deklaratë.
Gjithashtu thuhet se këto organizata e kanë cilësuar si tepër alarmant vendimin e Fondit Global për të vonuar financimin për AIDS. Dhe sipas tyre Shqipëria ka 5 vjet që e merr katë mbështetje dhe në qoftë se ndalon financimi kjo do të thotë ndalim i progresit të bërë deri tani, dhe vendosjen në rrezik të disa jetë njerzish.
Po ashtu në deklaratë organizatat kërkojnë që të merren masa për parandalimin e mungesës së medikamenteve ARV të gjeneratës së dytë, të cilat cënojnë jetën e personave me HIV pozitiv.
Rreziku i ndërprerjes së shërbimeve do të na vendosë përballë rrezikut të shpërthimit të hepidemisë HIV/AIDS, Hepatiteve dhe infeksioneve apo sëmundjeve të tjera shoqëruese kanë deklaruar organizatat.
Gjithashtu është kërkuar që shteti të marrë masa për informimin e të rinjve mbi AIDS in, të marrë masa parandaluese për përhapjen e saj dhe të sigurohet një kujdes më i mirë ndaj personave që janë prekur nga ky virus.
Këtë deklaratë, Rrjeti për HIV/AIDS, Drogat dhe Shëndetin Riprodhues, ia ka drejtuar Kryeministrit Berisha, Presidentit Topi, Ministrit të Shëndetësisë Vasili, Kryeparlamentares Topalli dhe diplomatëve të huaj.
Kliti Topalli / IDEA
Shkrime të tjera me interes: