Irak,35 arreste për korrupsion

Autoritetet irakiane kanë deklaruar se forcat e sigurisë kanë arrestuar të paktën 35 anëtarë të Ministrisë së Brendshme, përfshirë këtu edhe disa gjeneralë. Burimet qeveritare u shprehën se disa nga zyrtarët dyshohen për korrupsion, ndërsa të tjerë janë akuzuar se po punonin për të rigjallëruar partinë e jashtëligjshme 'Baath' të Sadam Huseinit. Disa nga personat e marrë në pyetje i përkasin partisë 'Kthimi', një pasardhëse e partisë 'Baath'. Gazeta amerikane 'New York Times' shkruan se anëtarët e kësaj partie po komplotonin për të rrëzuar qeverinë. Por sipas njoftimeve, gjithashtu atmosfera në Irak është mjaft e tensionuar para zgjedhjeve provinciale dhe thëniet rreth mundësive të grushtit të shtetit dhe konspiracioneve mund të jenë të rreme. Gazeta prestigjoze 'New York Times' shprehet se kritikët e kryeministrit Nuri al Maliki e akuzojnë atë se po i përdor arrestimet për të konsoliduar pushtetin.