Kosove, pakica serbe kritika qeverise

“Nuk besoj se do te ekzistonte nje serb ne Kosove, ashtu si dhe ne Serbi, qe do te pranonte pavaresine”, ka deklaruar Rada Trajkovic, zevendeskryetare e Keshillit kombetar serb te Kosoves.
Sipas saj, ceshtja e Kosoves do te trajtohet ne negociata te reja, pasi statusi aktual e le hapur kete mundesi. “Statusi i Kosoves le te hapur dialogun qe hap mundesine per politika te reja mes serbeve dhe shqiptareve. Do te doja qe kjo politike te jete me standarte dhe te gjithe te leviznin lirshem”, ka pohuar Trajkovic ne nje seminar mbi decentralizimin.
Por ministri kosovar per Veteqeverisje Lokale, Sadri Ferati ka deklaruar se serbet e Kosoves nuk i pengon askush qe te levizin te lire. “Kush eshte ai qe po e pengon e po e stimulon? E kemi pergjigjen. Ai nuk qendron tek institucionet e Kosoves”, ka deklaruar Ferati.
Ndersa Slobodan Trajkovic, kryetar i Partise se Pavarur Liberale, ka theksuar se gjithcka qe eshte bere per pakicen serbe ne Kosove, eshte bere per qellime politike.
“Gjithcka qe eshte bere ne interes te serbeve te Kosoves ka qene politike dhe kjo ka qene shume e demshme. Megjithese decentralizimi eshte nje proces i rendesishem, ne terren situata eshte ndryshe nga ajo qe thote ministri”, ka pohuar Trajkovic.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code