Tiranë, vrasja në argjendari, arrestohet kosovari
TIRANE-Policia e Tiranës deklaron se ka arrestuar autorin e vrasjes së pronarit të argjendarisë, Rapo Sinanaj. Vrasja ndodhi pasditen e 21 tetorit në rrugën “Ferid Xhajko” , të kryeqytetit.
Sipas policisë autori është Nexhat Mulaj, 27 vjeç nga Kosova. I riu mësohet se kishte dy ditë që ndodhej në ambientet e Drejtorisë së policisë së Tiranës, dhe vetëm sot i është komunikuar arrestimi për akuzën e “vrasjes”. Pista kryesore e vrasjes është ajo e grabitjes, ndërsa 27 vjeçari kishte ardhur në Tiranë vetëm pak ditë para krimit
Policia pritet të dalë në konferencë për shtypin në orën 11:00 për të zbardhur dhe detajet e operacionit si dhe veprimet e tjera hetimore që cuan në arrestimin e të dyshuarit si autor kryesor të vrasjes së pronarit të argjendarisë.
VRASJA
Një person i armatosur dhe i maskuar hyri pasditen e 21 tetorit, në brendësi të një argjendarie dhe nën kërcënimin e armës kërkoi paratë dhe një sasi të konsiderueshme bizhuterish. Kërkesa e tij hasi në kundërshtimin e pronarit Rapo Sinanaj, 61 vjeç. Gjatë konfliktit fizik mes tyre Sinanaj kishte arritur t'i hiqte kapuçin grabitësit dhe ta shohë. Menjëherë grabitësi ka qëlluar 3 herë në drejtim të 61-vjeçarit duke i shkaktuar vdekjen.
(s.g/balkanWeb)