E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i bllokon rrugën 'alternative' në Jarinë

Pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it kanë bllokuar rrugën alternative nga Rashka në drejtim të Kosovës dhe kanë ndaluar lëvizjen e kamionëve me mallra komerciale që bartnin mbi tre tonelata, ndërkohë që lëvizja automjeteve të tjera nuk është penguar.

Një anëtar i të ashtuquajturit Këshill komunal i Leposavicit, Bojan Jakovljevic, ka thënë se me këtë veprim KFOR-i është vënë drejtpërdrejtë në anën e Prishtinës.

“Kemi kërkuar lëvizjen e lirë të kamionëve me të cilët transportohen mallrat për punëtoritë tregtare në veri, ku tashmë ka mungesë”, ka thënë Jakovljevic për televizionin lokal Most, transmeton Telegrafi.

Ai ka përkujtuar edhe “vullnetin e shprehur të qytetarëve serbë përmes referendumit” se nuk i pranojnë institucionet e Kosovës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›