E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlora s’ka sinjalistikë, shkaku i trafiqeve dhe aksidenteve

Ashtu si shumë projekte të tjera, edhe plani për pajisjen e qytetit bregdetar të Vlorës ka mbetur në sirtarët e Bashkisë, duke i lënë qytetarët dhe pushuesit e shumtë të përballen me trafikun e rënduar dhe problemet në akset kryesore.

Ndonëse ky është një prej premtimeve kryesore që kryetari i Bashkisë kishte në platformën e tij elektorale të zgjedhjeve të 8 majit 2011, ende ky promtim duket se ka mbetur bosh. Qytetarët ankohen për mungesën e sinjalistikës, që shkakton mjaft probleme në qarkullimin e automjeteve.
 

Gjatë këtyre ditëve, ku fluksi i pushuesve të ardhur nga vendi dhe jashtë kufinjve është më i lartë problemet që shkaktohen nga mungesa e sinjalistikës rrugore bie më shumë në pah. Këtë fakt e vërteton edhe trafiku i rënduar që krijohet paradite, e sidomos gjatë orëve të pasdites, kur radhët e gjata të automjeteve i kalojnë disa metra.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›