E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet në liqen trupi i pajetë i 48-vjeçarit, ishte prej disa muajsh i paralizuar

Trupi i një 48-vjeçari është gjetur dje në kodrat e Liqenit të Tiranës, ndërsa policia dyshon si shkak të vdekjes një vetëmbytje të vullnetshme. Policia e Tiranës njoftoi dje se në mëngjes në kodrat e liqenit është gjetur një person i mbytur, i identifikuar si Roland Tase, 48 vjeç. Dyshohet se 48-vjeçari ishte i paralizuar dhe kohët e fundit pas një aksidenti automobilistik po kalonte një gjendje të rënduar depresive për këtë shkak të paralizës. Burime policore nga policia e Tiranës kanë bërë të ditur se trupi i viktimës është parë nga disa kalimtarë të rastit pranë Liqenit artificial, të cilët kanë njoftuar forcat e rendit. Pasi kanë tërhequr trupin e viktimës, policët pranë vendit ku ndodhej trupi kanë zbuluar dhe një karrocë invalidësh, që mendohet se përdorej kohët e fundit prej viktimës. Burime policore bënë të ditur dje për MAPO-n se edhe ekspertiza mjeko-ligjore e trupit të pajetë ka vërtetuar se viktima është vetëmbytur dhe se në trupin e viktimës nuk ka patur asnjë shenjë dhune apo të tjera shenja që mund të tregonin se mbytja e tij ka qenë e shkaktuar nga të tjerë persona. Mbytja e 48-vjeçarit Tase shënon dhe viktimën e pestë të të mbyturve në Liqenin artificial të Tiranës për vitin 2011, ku edhe për katër rastet e tjera ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar si shkak të vdekjes vetëmbytjen në liqen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›