E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i konfiskon armë e municione

Konfiskohen një sasi armësh dhe municionesh nga trupat paqeruajtëse të KFOR-it. Ato u zbuluan gjatë një kontrolli, në fshatin Grashticë të Prishtinës. Sipas burimeve policore jozyrtare, janë konfiskuar 100 granata antitank, një minahedhës, si dhe disa armë të kalibrit të vogël. Gjatë vitit të kaluar, KFOR-i zbuloi dhe shkatërroi rreth 1400 armë, 1800 mjete të pashpërthyera dhe mbi 5400 municione të ndryshme. Zyrtarë të KFOR-it thanë se aksione të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në përpjekje për të gjetur dhe sekuestruar çdo armë zjarri dhe municione luftarake.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›