E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR-i kontrollon barrikadën në Jarinjë

MITROVICE - Trupat e KFOR-it vendosën kontrollin mbi një barrikadë në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

Mediat kosovare raportojnë se ushtarët e forcave ndërkombëtare përdorën gaz lotsjellës, për të detyruar serbët që të largohen nga barrikada.

Pas aksionit të KFOR-it, serbët shkarkuan disa kamionë me zhavorr për të krijuar një barrikadë të re, rreth 100 metra larg barrikadës së vjetër.

Kryetari i komunës paralele të Leposaviqit, Branko Ninic, deklaroi se serbët e veriut të Kosovës do të vazhdojnë kundërshtimin paqësor ndaj instalimit të institucioneve të Prishtinës në veri.

Ninic theksoi se qytetarët serbë nuk bëjnë rezistencë ndaj KFOR-it dhe organizatave tjera ndërkombëtare, por vetëm ndaj institucioneve të Kosovës.

(er.nu/tg/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›