KFOR-i nderhyrje nese nuk largohen barrikadat

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Erhard Drews u ka tërhequr vërejtje serbëve të veriut se nëse nuk i largojnë barrikadat, atëherë ushtarët janë të detyruar të ndërhyjnë për të siguruar lëvizjen e lirë.
Ai të premten pasdite vizitoi bazën ushtarake të KFOR-it në Jegenicë, ku para gazetarvëve serbë dhe rusë, të vetmit që u lejuan të hyjnë në këtë zonë, theksoi se misioni i KFOR-it sipas Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara, obligohet për siguri të lëvizjes së lirë për të gjithë dhe këtu duhen hequr edhe barrikadat.
Nga ana tjetër, kryetarët paralel të komunave në veri të Kosovës, vazhdojnë t’ju japin mbështetjeve qytetarëve serbë për të qëndruar në Veriu i KosovësEULEX zgjeron hetimet për “25 korrikun”GNK: Situata në veri e rrezikshme KFOR nis “çlirimin” e Mitrovicës barrikada. Kryetari i Zubinpotokut, Sllavisha Ristiq, ka përsëritur se qëllimi i tyre është që në pikat kufitare Bërnjak dhe Jarinje nuk do të ketë dogana dhe as policë kufitarë të Kosovës.
Veriu i Kosovës të premten karakterizohej nga një situatë përgjithësisht e qetë. KFOR-i ka shtrirë bazat e veta ushtarake, përvec asaj në Jegenicë dhe fshatin Qabër, KFOR-i ka vendosur një kamp edhe në hyrje të fshatit Zupq, aty ku deri mbrëmë ishte e vendosur barrikada.
Lëvizja e qytetarëve në këtë zonë bëhet në mënyrë selektive. Një ushtar i KFOR-it na tha se përtej këtyre telave me gjemba në fshatin Zupq, lejohen të kalojnë vetëm banorët lokalë, e kishte fjalën për serbët e këtij fshati, por jo edhe për shqiptarët e Qabrës, të cilët pavarësisht se deri para dy muajsh shfrytëzonin të njëjtën rrugë, tashmë kthehen mbrapsht për t’i shfrytëzuar rrugët alternative.
Në mënyrë të gjashme vepron edhe Policia e Kosovës e cila në gjithë këtë operacion bashkë me policinë e EULEX-it ka rol dytësor.
KFOR-i nuk ka komentuar mbi kohëzgjatjen operacionit duke ja lënë faktorit befasi, cdo veprimi në të ardhmen.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Limaj, zgjatet arresti i shtëpisë
Deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj i është vazhduar masa e arrestit shtëpiak edhe për 60 ditë të tjera. Trafiku i organeve, hetim i gjatë e kompleks
Prokurori që drejton task forcën që do të hetojë akuzat për krime lufte dhe trafik organesh, Clint Williamson zhvilloi të premten një vizitë në Kosovë. Kosovë, kuvendi përkrah operacionin në veri
Deputetët e Kuvendit të Kosovës përkrahin operacionin e KFOR-it dhe EULEX-it në veri të vendit për heqjen e barrikadave. KFOR-i merr nën kontroll rrugën e Adriatikut
Nata e kaluar në veri ka qenë e qetë, por nën tensione. Në barrikadën në Jegenicë, ushtarët e KFOR-it dhe banorët serbë kanë qëndruar përballë njëri-tjetrit. Kosovë, skandali me sigurimet
Dyshimet se rreth 1 milion e 200 mijë euro para të kompanive të sigurimeve janë keqpërdorur, kanë çuar në burg 13 persona me influencë në sektorin e drejtësisë, ekonomisë dhe të shoqërisë kosovare, kryesisht nga tregu i sigurimeve.
Lajmet kryesore
Grabitësi vret një person
Tiranë, pronari e zbuloi, e qëllon me plumb në kokë
Lavitola, Meta padit “La Repubblica”
Orët e fundit të marinarëve turq
Berisha përuron rrugën e Labinotit
Elbasan, qëllohet me armë 23-vjecarja