E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një libër për lirinë e medias nga Sokol Balla

“Fjala e lirë, një sfidë evropiane mbi lirinë e shprehjes ku kërkojmë integrimin", përmbledh qasjen e Ballës ndaj këtij fenomeni, në një kohë, kur, sipas tij, Evropa po përjeton një moment kritik për sa u përket shqetësimeve të lidhura me lirinë e medias dhe me lirinë e fjalës.

Sipas gazetarit, liria e fjalës është sfida evropiane e shqiptarëve, por në dallim nga vite më parë, kur në vendin tonë njerëzit burgoseshin, dënoheshin apo dhe vriteshin për fjalën e tyre të lirë, sot ndëshkimi si fenomen ka pësuar një metamorfozë. 

"Kështu, si Shqipëria, edhe media e saj, gjithashtu, janë duke u këshilluar nga Brukseli që të ndjekin modelin evropian, një adaptim ligjor dhe social, në një kohë kur vendi po synon të integrohet në BE, Evropa vetë jo shpesh ofron një model me një situatë jo më pak problematike, kur vjen puna te liria e medias dhe te industria e Medias", shkruan Balla në preambulën e librit. /Start/

                                                                                             2011-10-21 17:09
   

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›