Gorbaçov: Të anulohen zgjedhjet në Rusi
Ish-presidenti sovjetik, Mikhail Gorbaçov sot në një konferencë për mediat kërkoi anulimin e zgjedhjeve legjislative, që u fituan nga partia e Vladimir Putinit, dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja, përballë kontestimit në rritje në Rusi.
Mendoj se autoritetet mund të marrin vetëm një vendim: të anulojnë rezultatin e zgjedhjeve dhe të organizojnë zgjedhje të reja, theksoi Gorbaçov, sipas agjencisë së lajmeve ANSA.
Ndërkohë që dje u arrestuan më tepër se 560 militantë të opozitës, gjatë një manifestimi për denoncimin e fitores së partisë së kryeministrit rus Vladimir Putin