E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri mbi 8 mije te vdekur

Mbi 8 mijë persona kanë vdekur që nga nisja e protestave antiqeveritare në Siri. Një fakt i tillë është  bërë nga OKB-ja. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme, Nassir Abdulaziz al Nasser deklaroi se shumë gra dhë fëmijë janë mes viktimave. Komentet e tij vijnë në një moment kur i dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Annan do të takohet me përfaqësues të opozitës siriane në Turqi.
Ndërkohë një grup për të drejtat e njeriut ka akuzuar Sirinë se ka vendosur mina tokësore përgjatë vijave kufitare me Libanin dhe Turqinë. “Human Rights Watch” paralajmëroi se vendosja e minave mund të shkaktojë viktima në radhët e civilëve në vitet e ardhshme. Annan do të takohet me anëtarët e opozitës siriane, Këshilli Kombëtar Sirian, në Turqi, pas vizitës që kreu fundjavën e kaluar në Siri. Annan bisedoi kokë më kokë me presidentin, Bashar al Assad dhe në përfundim të vizitës u shpreh optimist për arritjen së shpejti të një armëpushimi. 
Ai theksoi gjithashtu se aksesi humanitar në zonat e prekura nga dhuna do të jetë prioritet në dialogjet politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›