E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rifillon puna në Kakavijë pas defektit kompjuterik

Pas më shumë se 7 orësh të bllokuara, rreth orës 09:30 ka rifilluar puna në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

Rreth orës 02:00 të mesnatës pala greke ka njoftuar bllokimin e punës për shkak të një defekti kompjuterik.

Dhjetra emigrantë kanë mbetur të bllokuar në të dyja anët e kufirit në pamundësi për të kaluar pas defektit në doganën.

Defektet e shpeshta kompjuterike dhe grevat e herëpashershme të doganierëve grekë e kanë vështirësuar së tepërmi lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve në kete pike të kalimit kufitar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›