E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paralizohet Athina, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Athinë sot do të nisë greva 24 orëshe ku metrotë, autobusët urban, tramvajet dhe mjete e tjera të transportit publik nuk do të funksionojnë. Greva po mbahet nga të punësuarit në sektorin e transportit publik, e organizuar për shkak të pakënaqësive nga masat e reja qeveritare për kursim.

Në Athinë do të funksionojë vetëm transporti lokal hekurudhor, që lidh kryeqendrën me lagjet përreth.

Të punësuarit në hekurudhat lokale vendosen që ti mos i bashkëngjiten grevës, por vetëm të solidarizohen me kolegët e tyre, duke ndërprerë punën prej orës 12 deri në orën 16.00 të ditës së sotme.

Trenat e kompanisë shtetërore hekurudhore OSE do të punojnë në kushte normale, ndërsa grevës nuk do ti bashkëngjiten as taksitë. Masat e kursimit parashikojnë uljen e rrogave dhe pensioneve të të punësuarëve dhe pensionistëve nga sektori i transportit publik, por edhe zvogëlimi i të punësuarëve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›