KFOR merr nën kontrollon pikën e kalimit kufitar në Bërnjak, zbarkon EULEX dhe doganierët e Kosovës

Pjesëtarë të KFOR-it sot kanë hequr telat gjemborë në vendkalimin kufitar Bërnjak, i cili që nga 16 shtatori ka qenë krejtësisht i mbyllur. Ushtarë gjermanë dhe francezë të KFOR-it kanë hequr në tërësi rrethojën me tela gjemborë në drejtim të Serbisë dhe pjesërisht në drejtim të Kosovës. Rrethoja gjendej në hyrjen e pikës 31 e para vendit ku qëndron gjithnjë barrikada me zhavorr e dhe e ngritur nga serbët në veri. Në vendkalimin kufitar Bërnjak, krahas ushtarëve të KFOR-it gjenden edhe doganierë e policë të EULEX-it, por edhe policë e doganierë të Kosovës. Merret vesh se pikëkalimi kufitarë G31 do të jetë i hapur deri në ora 24 për transportim të mallrave pa akcizë dhe atë në sasi të kufizuar. Gjithashtu edhe transporti hekurudhor është duke funksionuar pa pengesa.
...