E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD: Hetim pasurive të gjykatësve

• KLD-ja nis hetimin për pasuritë e gjyqtarëve. Kjo është strategjia e re antikorrupsion e prezantuar dje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.Fatos Mahmutaj Me anë të një deklarate për shtyp të lexuar nga Ana Shkëmbi, drejtoresha juridike e këtij institucioni, KLD-ja i bëri thirrje të gjithë gjyqtarëve të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurive me përgjegjësi dhe transparencë maksimale dhe t’i dorëzojnë ato brenda afatit të përcaktuar. Shkëmbi tha se, KLD-ja nëpërmjet kësaj strategjie të re vlerëson se deklarimi i pasurive është mjeti më i mirë në një proces të qartë në luftën kundër korrupsionit dhe një nga mënyrat për të orientuar nivelin e besimit të publikut tek gjyqësori. Sipas Këshillit, në përmbushje të detyrimit që vjen nga ligji dhe aktet e tjera nënligjore, ky institucion, angazhohet për të ngritur mekanizmat e duhur për të garantuar realizimin e përgjegjësisë së inspektoratit. Qëllimi i kësaj është verifikimi i vërtetësisë, rregullsisë dhe të gjitha aspekteve të procesit të deklarimit të pasurive nga gjyqtarët. KLD do të fillojë verifikimin e deklarimeve të pasurive të gjyqtarëve menjëherë pas përfundimit të afatit ligjor, më datë 31 mars.PasuritëDeklarimi i pasurive nga ana e gjyqtarëve shqiptarë, vlerësohet nga KLD-ja, si shprehje e transparencës dhe përgjegjësisë profesionale të funksionit të gjyqtarit, si përpara autoritetit të shtetit, ashtu dhe përpara komunitetit, ndaj të cilëve, sistemi i drejtësisë garanton zbatimin e ligjit. Drejtoresha Shkëmbi pohoi se KLD, përtej partneritetit me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurive, do të vlerësojë edhe hapësira bashkëpunimi me agjenci të tjera, për të verifikuar vërtetësinë e informacionit zyrtar të deklarimit të pasurive nga ana e gjyqtarëve. Kjo sipas saj bëhet duke pasur parasysh se angazhimi dhe llogaridhënia përpara ligjit, fillon nga zbatuesit e tij. “KLD e vlerëson shumë fazën e deklarimit të pasurive, si mundësia më e mirë dhe e vetme për të verifikuar me transparencë këto deklarime. Kjo kompetencë ligjore e Këshillit, e pa praktikuar më parë, do të shërbejë për të hedhur dritë mbi vërtetësinë e deklarimeve, si dhe për të identifikuar çdo rast të papajtueshmërisë së veprimtarisë së gjyqtarëve apo sjelljes së tyre me kërkesat e përcaktuara në ligj”, tha ajo. Spahiu Kreshnik Spahiu, nënkryetari i KLD-së, i kontaktuar dje nga “Panorama” pohoi se, problemi i korrupsionit në gjyqësor është shumë më i gjerë sesa makinat luksoze të disa gjyqtarëve. Ndërkohë në analizën njëvjetore të punës të Gjykatës së Tiranës, ministri i Drejtësisë akuzoi për korrupsion gjyqtarët duke pretenduar se biznesi më fitimprurës në Shqipëri është të jesh gjykatës. Ndërkohë KLD-ja sqaroi dje se, vendimin për të kontrolluar pasuritë e gjyqtarëve inspektorati e ka marrë në përmbushje të detyrimit ligjor të përcaktuar në ligjin “Për KLD-në” dhe rregulloren “Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të KLD-së”. Ndërkohë pas plotësimit në dy kopje, pritet që deklaratat e pasurive të gjyqtarëve të dorëzohen në inspektoratin e KLD-së, ku do të depozitohet një kopje, ndërsa tjetra do i dërgohet ILDKP.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›