KLD, Spahiu takon të rinjtë nga Kosova e Shqipëria: Të unifikojmë arsimin
TIRANE- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu zhvilloi sot një takim me të rinj nga Kosova dhe Shqipëria, përfaqësues të Parlamentit rinor.
Zoti Spahiu tha se duhet të ngrihet standardi për integrimin në Bashkimin Europian. Spahiu foli për unifikim të sistemit arsimor, dhe moton e përbashkët "të jetë një komb një legjislacion”
Një ditë më parë të rinjtë zhvilluan takim me presidentin Topi. Kreu i shtetit inkurajoi të rinjtë të ndërgjegjësohen për vlerat që ka Bashkimi Europian, sigurisht edhe për kriteret që ai kërkon. Rritja e cilësisë arsimore, rishikimi i teksteve shkollore dhe unifikimi i diplomave universitare, për Presidentin Topi rrisin komunikimin dhe bashkëpunimin mes të rinjve të dy vendeve.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: KLD, Spahiu takon të rinjtë nga Kosova e Shqipëria: Të unifikojmë arsimin