Tarifat që do aplikohen nga përmbaruesit privatë
Një kre i rëndësishëm në projektligjin për liberalizimin e Shërbimit Përmbarimor është ai i parashikuar për tarifat që do të aplikohen nga përmbaruesit privatë. Në nenin 50 të këtij projektligji, këto tarifa janë të kontrolluara, që do të thotë nuk ekziston një liberalizim i tarifave në një treg kompetitiv, ku çmimet vendosen nga vetë operatorët, por ato do të përcaktohen nga ministri i Drejtësisë dhe Ministria e Financave, pasi merret mendimi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve dhe janë të detyrueshme për t'u zbatuar nga përmbaruesit privatë.
Për fillimin e procedurës së ekzekutimit, pala kreditore përjashtohet nga pagimi i taksave përmbarimore. Kjo për faktin se përmbaruesi privat është një operator privat dhe si i tillë ai i nënshtrohet zbatimit të ligjit për taksat dhe tatimet. Për disa veprime përmbarimore, neni 51 i projektligjit, të cilat për shkak të natyrës së tyre specifike dhe komplekse paraqesin vështirësi dhe kërkojnë më tepër kohë, është parashikuar që përmbaruesi privat të kërkojë pagimin e një tarife shtesë, e cila në varësi të gjendjes ekonomike të kreditorit dhe marrëveshjes së arritur mes tyre, mund të paguhet sipas rastit me një këst të vetëm ose me disa këste.
Masa e kësaj tarifës shtesë dhe llojet e shërbimeve përmbarimore, të tarifuara, përcaktohen me akt normativ të ministrit të Drejtësisë dhe ministrit të Financave, pasi merret mendimi i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve. Kur një ekzekutim rezulton i pasuksesshëm, pa faj të përmbaruesit privat, neni 52 i projektligjit, kur ky ka kryer në rregull të gjitha veprimet procedurale, tarifat e parapaguara nga kreditori janë të pakthyeshme. Në rastet kur pala kreditore ka paguar vetëm tarifën e fillimit të procedurës përmbarimore dhe detyrimi përmbushet në mënyrë vullnetare nga pala debitore, brenda afateve ligjore, dhe në këtë rast, tarifa e fillimit të procedurës është e pakthyeshme.
Neni 5
Shërbimi Përmbarimor Privat të mund t'i ushtrojë funksionet e veta në mënyrë të pavarur, në të gjithë territorin e vendit. Në këtë kuadër nuk do të ketë ndarje të juridiksionit, sipas njësive vendore apo rretheve gjyqësore, gjë që do të thotë se një përmbarues privat në Tiranë mund të ekzekutojë një titull ekzekutiv edhe në një qytet tjetër.
Avantazhet e sistemit të dyfishtë
- Ulja e shpenzimeve buxhetore si dhe ulja e ngarkesës së punës së Shërbimit Përmbarimor Shtetëror;
- Rritja e cilësisë së Shërbimit Përmbarimor, përmes ofrimit të një shërbimi më të motivuar dhe të plotësuar me mjete logjistike, burime financiare dhe njerëzore;
- Futja në treg e operatorëve të rinj, në kushtet e një konkurrence të lirë, të cilët do të merren me ekzekutimin e titujve ekzekutivë;
- Mundësi të reja punësimi për juristë;
- Ulje e fenomeneve korruptive në Shërbimin Përmbarimor Shtetëror
Përgjegjësitë e ministrit të Drejtësisë
a) jep, pezullon dhe heq licencat e përmbaruesve gjyqësorë privatë;
b) kontrollon, nëpërmjet strukturave të Ministrisë së Drejtësisë, zbatimin e këtij ligji dhe akteve të tjera ligjore e nënligjore, lidhur me veprimtarinë e përmbaruesve gjyqësorë privat;
c) miraton Kodin e Etikës së Përmbaruesve Gjyqësorë Privat;
d) fillon procedimin disiplinor ndaj përmbaruesve gjyqësorë privatë dhe kur është rasti merr masa disiplinore;
f) miraton komisionin vlerësues për provimin e kualifikimit të përmbaruesve gjyqësorë privatë;
g) miraton modelin e kontratës, që do të lidhet midis përmbaruesit gjyqësor privat dhe palës së interesuar;
h) përcakton tarifat përkatëse për kryerjen e shërbimit të përmbarimit gjyqësor privat;
i) përcakton një të deleguar në mbledhjet e Këshillit Drejtues pa të drejtë vote;
j) organizon provimin e kualifikimit për përmbarues gjyqësor privat.
Kushtet për t’u bërë përmbarues privat
a) të jetë shtetas shqiptar;
b) të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c) të ketë arsimin e lartë juridik;
d) të ketë eksperiencë pune 3 vjet si jurist;
e) të ketë kaluar me sukses provimin e kualifikimit si përmbarues gjyqësor privat;
g) të mos të jetë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim të formës së prerë.
Regjistri i përmbaruesve gjyqësorë privatë
Regjistri i përmbaruesve gjyqësorë privatë krijohet pranë Ministrisë së Drejtësisë.
Në pjesën e parë regjistrohen të dhënat e personave fizikë si vijon:
a) identiteti;
b) vendbanimi;
c) numri i licencës;
d) data e fillimit të veprimtarisë përmbarimore;
e) adresa e vendit, ku zhvillon veprimtarinë përmbarimore.
Në pjesën e dytë regjistrohen të dhënat e personave juridikë si vijon:
a) emërtimi i shoqërisë;
b) lloji i shoqërisë;
c) selia e shoqërisë;
d) emri/emrat e administratorit/ëve;
e) emrat e përmbaruesve gjyqësorë të licencuar, të punësuar në shoqëri.
Kur i hiqet licenca dhe çregjistrohet përmbaruesi gjyqësor privat
a) heq dorë me kërkesën e tij nga ushtrimi i profesionit të përmbaruesit privat;
b) humbet apo i kufizohet zotësia për të vepruar;
c) dënohet penalisht me një vendim të formës së prerë të gjykatës;
d) i nënshtrohet procedurës së falimentimit;
e) ndaj tij jepet masa disiplinore e heqjes së licencës;
f) nuk paraqet kërkesë për rifillimin e aktivitetit, në rast se licenca është pezulluar.
Çfarë i ndalohet të ushtrojë përmbaruesit gjyqësor privatë
a) përdorimi i paligjshëm i forcës, ndaj subjekteve fizike, që i nënshtrohen ekzekutimit të detyruar, apo pasurisë së tyre;
b) kërcënimi fizik apo presion psikologjik ndaj subjektit, palë në procedurë ekzekutimi;
c) përdorimi i fjalëve të pahijshme, që cenojnë reputacionin apo dinjitetin e subjekteve, që i nënshtrohen ekzekutimit të detyruar;
d) angazhimi në ndonjë praktikë të ndaluar ose të përdorë ndonjë metodë të pandershme në mbledhjen e detyrimeve, në kundërshtim me dispozitat ligjore;
e) çdo veprim tjetër me karakter mashtrues, i cili do të komprometonte rëndë besimin e palëve dhe figurën morale të përmbaruesit gjyqësor privat.
Shkeljet disiplinore
a) shkelja në mënyrë të përsëritur e rregullave ligjore e nënligjore, që lidhen me ushtrimin e veprimtarisë së tij;
b) mospërmbushja me faj e veprimeve përmbarimore, që kanë cenuar të drejtën e palëve në proces ekzekutimi;
c) mosrespektimi i dispozitave të Kodit të Etikës së Përmbaruesit Gjyqësor Privat;
d) shkelja e besimit të palës kontraktuese, nëpërmjet kryerjes së veprimeve korruptive me palën tjetër, për të mos ekzekutuar apo vonuar ekzekutimin e titullit ekzekutiv;
e) konflikti i interesit në një procedurë ekzekutive;
f) mosevidentimi në mënyrë të rregullt i të gjitha akteve dhe veprimeve procedurale të kryera, gjatë veprimtarisë së ekzekutimit;
g) shkelja e kërkesave të këtij ligji për konfidencialitetin, sigurinë dhe mbrojtjen e të dhënave, që merr si rezultat i ushtrimit të veprimtarisë së vet gjatë procedurës së ekzekutimit;
h) refuzimi për të mos lejuar sektorin e inspektimit, të ngritur pranë Ministrisë së Drejtësisë, për të ushtruar kontroll ndaj veprimtarisë procedu