Bojkoti, PS, Tahiri: Nuk tërhiqemi nga kërkesat
Deputeti socialist, Sajmir Tahiri ka reaguar me anë të një konference për shtyp, duke theksuar se Partia Socialiste nuk do tërhiqet nga vendimet e saj deri në zbardhjen e procesit zgjedhor të 28 qershorit.
TIRANË-Deputeti Sajmir Tahiri, ka ritheksuar sot kërkesën e Partisë Socialiste për të bërë transparencën e plotë të procesit zgjedhor të 28 qershorit. Gjatë një konferencfe për shtyp, Tahiri u shpreh se transparenca e këtyre zgjedhjeve është një detyrim absolut ndaj punës së ndershme të shqiptarëve, që me të drejtë duhet të mësojnë të vërtetën për zgjedhjet.
“Partia Socialiste i kërkon Kryeministrit Berisha të lexojë me realizëm Raportin e OSBE-ODIHR dhe të reflektojë ndaj kërkesave të saj duke shprehur vullnetin e plotë për të lejuar transparencën e parregullsive të konstatuara dhe nxjerrjen e përgjegjësive ligjore përkatëse”. përfundon Tahiri. (m.a/balkanweb)