E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishet objekti pa leje në rrugën e Elbasanit

Ispektoriati i ndërtimit në Bashkinë e Tiranës nuk ka lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në rrugën e Elbasanit. Objekti që kishtë filluar të ndërtohej pranë ambasadës amerikane nuk kishte leje ndërtimi. 

TIRANË-Një objekt që ka nisur të ndërtohet pa leje në rrugën e Elbasanit, përballë me ambasadën amerikane, nuk është lejuar të vazhdojë më tej punimet. Inspektoriati i ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka nisur prishjen e këtij objekti, për të cilin nuk ka një leje ndërtimi nga auroritetet përkatese, e aq më pak një studim urbanistik për zonën. Inspektoriati i ndërtimit në Bashkinë e Tiranës ka dorëzuar sot pranë pronarëve të godinës në ndërtim, urdhërin për prishjen e këtij objekti dhe më pas ka nisur punën për prishjen e tij. Ndërkaq uniformat blu kanë qënë të pranishme për cdo situatë konfliktuale që mund të krijohej. Puna për prishjen e tij duket se do të zgjasë pasi hapësira që zinte kjo godinë është e konsiderueshme. (m.a/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›