E Diel, 1 Nëntor 2026

Mori leje nga burgu, i denuari per droge tentoi te vriste biznesmenin

Berat- Dy persona me precedente penale, njeri prej te cileve i denuar dhe me leje nga burgu, tentuan te ekzekutojne publikisht pronarin e nje kalcetoje ne qytetin e Beratit pas perfundimit te ndeshjes Gjermani-Spanje, e vlefshme per Kampionatin Boteror “Afrika e Jugut 2010”. Atentati eshte parandaluar ne momentet e fundit nga vete objekti i sulmit, shoket e tij dhe policia vendore, kurse agresoret perfunduan ne spital me fraktura ne trup te shkaktuara nga goditjet e grushteve dhe shkelmave. Policia tha se motivi i krimit mbetet mister, por dyshohet nje konflikt i castit mes paleve, apo ndonje marreveshje e prishur mes tyre. Ngjarja ndodhi ne lagjen “Deshmoret e Kombit”, kur Klodian B., i shpetoi atentatit, kurse te dyshuarit e ndaluar jane Gaxha Ismaili, 24 vjec, i denuar me pare per plagosje dhe armembajtje pa leje dhe Artan Tare, 37 vjec, i divorcuar dhe aktualisht vuan denimin 6 vite burg per “trafik narkotikesh”, por qe ishte lene i lire me kusht me leje nga burgu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›