Tre aksidente ne nje dite, 5 te plagosur, njeri femije
KORCE- Tre aksidente te njepasnjeshme, me pasoje plagosjen rende te 5 personave, kane ndodhur diten e djeshme ne rrethin e Korces brenda disa oresh. Midis te lenduarve eshte edhe nje femije 3 vjec, kurse nder drejtuesit e ndaluar edhe kreu i nje fondacioni te huaj fetar. Aksidenti i pare ka ndodhur ne unazen e qytetit, ku nje mjet tip “Jeep” qe drejtohej nga nje shtetas amerikan, drejtues i nje sekti fetar, Kevi Danjel ka dale nga rruga duke perplasur dy kembesore, nene e bir, 25 vjecaren Brunilda Beshiri, bashke me te birin e mitur 3 vjec. Gruaja dhe femija jane derguar ne Tirane per mjekim te specializuar dhe per shkak te plageve te renda, kurse policia shoqeroi per “shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor” shoferin amerikan. Dy aksidentet e tjera kane ndodhur ne aksin rrugor Korce-Pogradec, ku ne afersi te fshatit Symiz, nje mikrobuz me targa PG8515B, ka perplasur nje biciklete, e cila drejtohej nga 50 vjecari Salltem Balollari, i cili ka marre demtime te renda ne koke dhe ndodhet ne spitalin e Korces. Ne Maliq, mjeti tip “Benz”, qe drejtohej nga Ferit Cenko, ka perplasur nje motor, ku kane mbetur te plagosur rende Romeo dhe Irini Kuke, 61 dhe 56 vjec, qe jane transportuar ne spital, kurse policia ka ndaluar drejtuesit e mjeteve.