KLD brenda 5 ditëve zgjedh Kolegjin Zgjedhor
Autori i Lajmit: red.
Brenda 5 ditëve pritet që Këshilli i Lartë i Drejtësisë të caktojë Kolegjin Zgjedhor. Ky institucion ka si detyrë funksionale të tij, shqyrtimin e ankimeve të subjekteve zgjedhore ndaj vendimeve të dhëna nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Njëkohësisht, ky kolegj shqyrton edhe ankimet e paraqitura nga individët apo partitë politike, të cilave u është refuzuar kërkesa për t u regjistruar si subjekt zgjedhor. KLD do të organizojë procedurën e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve që do të jenë anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë. Përzgjedhja bëhet nga të gjithë gjyqtarët e gjykatave të Apelit të Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të vërtetimit të rasteve përcaktuara në nenin 148 të Kodit. Dispozita në fjalë parashikon se përjashtohen nga përzgjedhja me short, gjyqtarët për të cilët:
a)është vendosur fillimi i çështjes penale; b) është në fuqi një masë disiplinore;
c) është filluar procedimi disiplinor. Brenda 48 orëve nga dalja e dekretit të Presidentit për përcaktimin e datës së zgjedhjeve, Këshilli informon për listën e gjyqtarëve që do të përfshihen në short, dy partitë parlamentare të shumicës dhe dy partitë parlamentare të opozitës që kanë numrin më të madh të mandateve në Kuvend, si edhe shpall publikisht e boton në të paktën tri gazeta me tirazhin më të madh, datën, orën dhe vendin ku do të hidhet shorti. Pas nxjerrjes së tetë emrave nga kutia, secili nga përfaqësuesit e dy partive të pozitës dhe dy partive të opozitës me numrin më të madh të mandateve në Kuvend, ka të drejtë të përjashtojë një prej tetë emrave të nxjerrë nga kutia e shortit, duke mos pasur të drejtën e kundërshtimit asnjë nga partitë e tjera. Kërkesa për përjashtim përmban vetëm emrin e gjyqtarit, pa përmendur shkaqet e përjashtimit dhe është procedurë e fshehtë. KLD kur konstaton rastin e përjashtimit, brenda një ore nga shorti i parë, organizon një hedhje të dytë të shortit, për të zëvendësuar emrat e përjashtuar nga partitë politike. Tetë emrat që mbeten përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit, Tiranë dhe menjëherë delegohen në këtë detyrë nga KLD. Brenda 24 orëve nga përzgjedhja me short, të tetë anëtarët në prani të KLD-së dhe nën drejtimin e Presidentit të Republikës bëjnë betimin. Në mënyrë që të krijohet mundësia e përmbushjes së këtyre detyrimeve ligjore në afat nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, paraprakisht, me shkresën Nr.44 Prot, datë 14.01.2009 i është kërkuar informacion Kuvendit të Republikës së Shqipërisë mbi dy partitë e pozitës dhe dy partitë e opozitës me numrin më të madh të mandateve në Kuvend.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009