Topi nuk firmos, hyn në fuqi ligji i dosjeve
Autori i Lajmit: Suela Topi
“Në nenin 84 të Kushtetutës, parashikohet pikërisht e drejta e Presidentit për të mos u shprehur për ligjin, i cili hyn në fuqi menjëherë pas kalimit të këtij afati”
Ligji i dosjeve hyn në fyqi pa firmën e Presidentit të Republikës. Dje në orën 16:00 skadoi afati që presidenti Bamir Topi kishte ne dispozicion për të vendosur mbi ligjin e dosjeve të miratuar nga Parlamenti në fund të vitit të shkuar. Ligji i dosjeve i mbështetur vetëm nga të djathtët u shoqërua me polemika dhe kritika të forta të përfaqësuesve të komunitetit ndërkombëtar sipas të cilëve ai ngre shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore. Pak ditë pë parë Presidenti ka pritur në takim shoqatat e të përndjekurve të cilët i kanë kërkuar ta dekretojë ligjin. Në përgjigje të kësaj kërkese ai ka pohuar se po vazhdon diskutimet ndërsa ka shtuar se ai personalisht ishte pro hapjes së dosjeve por në detyrën e Presidentit do të shprehej në bazë të Kushtetutës. Por duket se vendimi zyrtar i tij ka qenë heshtja. Megjithëse rikthimi në Parlament, do të ishte vetëm humbje kohe, pasi kryeministri Berisha ka paralajmëruar se do ta miratonte sërish këtë ligj pa ndryshuar asnjë nen të tij.
Vendimi
Presidenti i Republikës ka zgjedhur të abstenojë për ligjin shumë të debatuar të dosjeve duke mos firmosur dekretin pra pa dhënë një vendim pro apo kundër këtij ligji. Edhe pse në këtë mënyrë ligji hyn automatikisht në fuqi, Topi duket se ka zgjedhur të mos pozicionohet. Në nenin 84 të Kushtetutës, parashikohet pikërisht e drejta e Presidentit për të mos u shprehur për ligjin, i cili hyn në fuqi menjëherë pas kalimit të këtij afati. “Presidenti i Republikës shpall ligjin e miratuar brenda 20 ditëve nga paraqitja e tij. Ligji quhet i shpallur, në qoftë se Presidenti i Republikës nuk ushtron të drejtat e parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni dhe në paragrafin 1 të nenit 85”, thuhet në pikën 1 dhe 2 të këtij neni. Megjithë presionin e mazhorancës por dhe të grupeve të prekura nga miratimi i ligjit, Kreu i Shtetit i është shmangur gjithmonë pyetjeve në publik, nëse do ta dekretojë hyrjen në fuqi të këtij ligji. Pak ditë më parë ai zhvilloi një takim dhe me të përndjekurit politikë ku u diskutua për këtë çështje. Ndërsa çështjen e dosjeve të lustracionit e ka krahasur me pronat. Në vend të një përgjigje për qëndrimin e tij ai ka preferuar ti kundërpërgjigjet presionit të mazhorancës duke pohuar se për ligjin flasin njerëz të lidhur me regjimin. “Njerëz, që mund të kenë qenë të lidhur në një mijë mënyra me regjimin, ngrihen dhe akuzojnë të tjerë që s kanë pasur asnjë lloj lidhje me regjimin. Pra, kësaj shoqërie duhet t i kthehet morali!”, - ka thënë Presidenti i Republikës. Shoqatat që u takuan me kreun e shtetit shprehën rezervat e tyre lidhur me nenin 4 të ligjit, i cili sipas tyre ka përjashtuar nga papajtueshmëritë e funksioneve publike kategori të tjera funksionarësh të lartë si ministrat, drejtuesit e institucioneve të tjera të larta politike apo shtetërore, sekretarët e partisë dhe zyrtarët e lartë të aparatit të Komitetit Qendror. Drejtuesit e dy shoqatave u shprehën për nevojën e zgjerimit të hapësirës së ligjit për pastërtinë e figurës së funksionarëve të administratës publike edhe për bashkëpunëtorët e agjenturave të huaja.
Kundërshtimet
Ligji “Për pastrimin e figurës së zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve” është kundërshtuar ashpër jo vetëm nga opozita shqiptare por dhe nga ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasada Amerikane në Tiranë, Këshilli i Evropës dhe misioni i OSBE- ODIHR, i kanë kërkuar mazhorancës të mos e votojë ligjin, pasi ai ngre shqetësime serioze kushtetuese. Madje, edhe njëri prej zyrtarëve të lartë të Shtëpisë së Bardhë, Daniel Fried pati një bisedë telefonike me Kryeministrin Berisha, për të mos e votuar këtë ligj. Ndërkohë që vetëm dy ditë më parë zëra nga mazhoranca si Sabri Godo e Dashamir Shehi i kanë bërë thirrje Topit për dekretimin e ligjit.
Kush preket nga ligji për kontrollin e figurave
Neni 3
Subjektet e verifikimit
Subjekti i verifikimit sipas këtij ligji, janë të gjithë funksionarët publikë, të zgjedhur apo të emëruar aktualisht që ushtrojnë apo do të ushtrojnë një nga funksionet e mëposhtme:
a) Presidenti i Republikës së Shqipërisë
b) Deputetët e Kuvendit
c) Anëtarët e Këshillit të Ministrave, zv/ministrat, funksionarët politikë, sekretarët e përgjithshëm, drejtorët e përgjithshëm dhe drejtorët e drejtorive të dikastereve, si dhe të barazuarit me ta në institucionet e tjera shtetërore qendrore ose të pavarura;
d) Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe gjyqtarët e prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorive të së gjitha niveleve;
e) Funksionarë të lartë të Presidencës, të administratës së Kuvendit, KLD-së, Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, të Prokurorisë së Përgjithshme, sipas rangjeve të caktuara në germën c;
f) Guvernatorë, zv/guvernatorë dhe drejtorët e Bankës së Shqipërisë;
g) Funksionarët në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë, si dhe oficerët me gradë "Gjeneral" dhe "Kolonel"
h) Prefektët, kryetarët e këshillave, si dhe kryetarët e bashkive dhe komunave;
i) Në SHISH, SHIU dhe SHIR dhe çdo shërbim tjetër inteligjent;
j) Drejtuesit e përfaqësive diplomatike;
k) Rektorë, zv.rektorë, dekanë, zv/dekanë të universiteteve publike; akademikë
l) Çdo person tjetër i dekretuar nga Presidenti i Republikës apo i zgjedhur nga Kuvendi.
Ky lajm është publikuar: 15/01/2009