E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD-ja do të shqyrtojë në mbledhjen e radhës procedimin e Bejlerit



Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të shqyrtojë në mbledhjen e radhës kërkesën për procedim penal ndaj gjyqtares Manjola Bejleri. Burime pranë KLD-së shpjeguan dje se pas depozitimit të kërkesës nga ministri i Drejtësisë do të jetë kreu i Këshillit, që do të përcaktojë edhe rendin e ditës për çështjet që do të shqyrtohen. Manjola Bejleri, që mban dhe postin e kryetares së Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, ka kritikuar ashpër reformat e ndërmarra nga ministri Alibeaj. Procedimi në fjalë ka nisur pas kundërshtimit të një shorti nga ana ime. Kërkova vetëm të zbatohet ligji. Procedimi është një shkelje e pastër ligjore. Gjithsesi, do të jetë KLD-ja ajo që do të vendosë për procedimin”, -ka deklaruar Bejleri vetëm pak orë më pasi lajmi është bërë publik. Më tej ajo e vazhdoi deklaratën e saj se nëse kjo është mënyra që kanë menduar për ta ndalur në nismat e saj, është kohë e humbur për ta, duke nënkuptuar këtu ministrin Alibeaj.
Kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve prej disa muajsh ka shprehur publikisht shqetësimin për mënyrën se si është kryer deri tani dhe si po kryhet reforma në Drejtësi. Një reformë e mirë dhe e suksesshme realizohet nëse procesi brenda të cilit zhvillohet ajo plotëson standarde ligjore e demokratike. “Të bësh reformë nuk do të thotë thjesht që institucioni që ka tagrin të hartojë drafte e projektligje dhe disa të tjera të diskutojnë për to. Draftet duhet të hartohen pas një debati të gjerë publik, me qëllim që t‘u jepet zgjidhje problemeve që rezultojnë nga ky debat dhe t‘i hapet rruga një perspektive zhvillimi progresiste”, -ka deklaruar Bejleri pak kohë më parë përpara një komisioni në Kuvend.

25 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›