Ministria e Ekonomisë: Këtë vit nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë
Çmimi i shitjes së OSSH-së kompanisë “ÇEZ” ishte 102 milionë euro. Në vitet 2006-08 çmimi mesatar i blerjes së energjisë ishte 69 euro
Ervin KOÇI
Qeveria ka vendosur që këtë vit të mos luajë me një çështje mjaftë të rëndësishme për shqiptarët, siç është ajo e çmimit të energjisë elektrike. Arsyet kryesore duket se janë dy: e para, afrimi i zgjedhjeve të 28 qershorit dhe e dyta, situata e krizës ekonomike, ku në rast të një rritje të çmimit të energjisë qeveria duhet të shtojë më tej shpenzimet që lidhen me fondin e kompensimit për shtresat në nevojë. Në këtë mënyrë qeveria ka vendosur që të mos marrë parasysh (të paktën për këtë vit), kërkesën e Bankës Botërore, përfaqësuesit e të cilës kërkuan vetëm një javë më parë në Tiranë rritjen e çmimit të energjisë elektrike që në pjesën e dytë të këtij viti. Qëndrimin e qeverisë e ka përforcuar dje zëvendësministri i Ekonomisë, Eno Bozdo, i cili ka thënë se viti 2009 nuk do të njohë rritje çmimi të energjisë elektrike. Gjatë një konference për shtyp, Bozdo deklaroi se "viti 2009 nuk do të njohë rritje çmimi, ndërsa në vitet në vijim balancimi do të mundësohet nëpërmjet energjisë mjaft të lirë që vjen nga HEC-et, që vazhdojnë të jenë pronë publike, si dhe reduktimit të humbjeve dhe rritjeve të arkëtimeve, që vetë kompania ‘ÇEZ’ do të mundësojë". Sipas tij, me anë të miratimit të Modelit të Tregut dhe të “Deklaratës Rregullatore”, si dokumentet thelbësore të Reformës në sistemin energjetik, praktikisht ne kemi siguruar një politikë sociale të fortë për sa i përket shtresave në nevojë dhe ekspozimit të tyre kundrejt rritjes së çmimit të energjisë.
Shitja e OSSH-së
Çmimi i shitjes së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes me vlerën 102 milionë euro, është më i mirë i shitjeve të ngjashme në rajon. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Eno Bozdo, “në kontratën e shitjes janë të parashikuara me hollësi elementët rregullatorë si p.sh detyrimi i kompanisë ‘ÇEZ’ për të pakësuar 17 për qind humbjet në periudhën 5 vjeçare, për të rritur minimalisht arkëtimet 1 për qind për çdo vit, të pamundura këto pa investuar së paku 200 milionë euro për sistemin e shpërndarjes". Në tetor 2008, ‘ÇEZ’ u zgjodh si kompania fituese e tenderit për privatizimin e OSSH-së. Pas konsultimeve të mëtejshme, qeveria shqiptare firmosi në fillim të muajit mars të këtij viti kontratën për shitjen e 76 për qind të aksioneve të OSSH-së me kompaninë energjetike çeke, ‘ÇEZ’ ku vlera e kontratës ishte 102 milion euro. Në mbarëvajtjen dhe realizimin e një procesi tenderimi të hapur, transparent dhe konkurrues, qeveria shqiptare është këshilluar nga IFC-ja në ndarjen e kompanisë, ristrukturimin e transaksionit, etj.
Furnizimi me energji
Në vitet 2002-2004, sipas studimeve të Entit Rregullator të Energjisë, është aplikuar një ndërprerje në furnizimin e popullatës me energji në masën 38 për qind më shumë se në vitet 2006-2008. Sipas zëvendësministrit të Ekonomisë, Bozdo, kjo ka ndodhur në një kohë kur çmimi mesatar i blerjes së energjisë në vitin 2002-2004 ka qenë 32 euro, ndërsa në vitet 2006-2008 ka qenë 69 euro. Bozdo theksoi pjesëmarrjen e sektorit privat në ngritjen e kapaciteteve gjeneruese të energjisë elektrike, nëpërmjet kontratave shumë të suksesshme për ndërtimin e veprave të mëdha në kaskadat e lumenjve kryesore të vendit, si dhe nëpërmjet ndërtimit të HEC-eve të vegjël dhe të mesëm. "Ne kemi mundur të nënshkruajmë kontrata për ngritje kapacitetesh me 1000 MGË, ndërsa në vitet 2002-2005, nuk është nënshkruar asnjë kontratë e tillë",- tha Bozdo. Ai shtoi se "ndarja e Koorporatës Elektroenergjetike Shqiptare në tre kompani të veçanta, si dhe miratimi i dokumenteve të tilla si Modeli i Tregut apo metodologjia e qartë e llogaritjes së tarifës (deklarata rregullatore), janë koncentrati i reformës në nivelin rregullator".
25 Prill 2009