Taksat vendore, qeveria ua faturon bashkive dhe komunave përgjegjësinë e rritjes
Kompetencat e pushtetit vendor u kufizuan me ligj nga Kuvendi . Zëvendësministri i Financave shprehet pro nismës që bllokoi rritjen
Ervin KOÇI
Ligji "Për sistemin e taksave vendore" është një tjetër manovër e qeverisë që i ka vënë fre kompetencave të pushtetit lokal. Në bazë të këtij ligji, taksat vendore nuk mund të rriten më shumë se 10 për qind por dhe as të ulen më tepër se 30 për qind. Për këtë arsye edhe Ministria e Financave ua ka veshur bashkive dhe komunave, veçanërisht atyre kryesore për rritjen e taksave ndaj biznesit të vogël. Zëvendësministri i Financave, Florion Mima, ka bërë përgjegjëse për rritjen e deritanishme pikërisht organet e pushtetit vendor dhe veçanërisht bashkitë kryesore të vendit që sipas tij kanë rënduar barën fiskale të biznesit të vogël duke e çuar edhe drejt falimentimit. "Përshëndes vendimin e djeshëm të Parlamentit shqiptar, për miratimin me procedurë të përshpejtuar të këtij ligji, i cili iu kundërvu me energji dhe ndershmëri të gjitha qëndrimeve jomiqësore ndaj biznesit të vogël, veçanërisht në bashkinë më të madhe të vendit, ku taksat vendore po njihnin veç rritje",- deklaroi zëvendësministri i Financave, Mima. Sipas tij, kjo rritje e sforcuar e taksave arrihej nëpërmjet përdorimit në maksimum të diskrecionit +30 për qind, prezantimit të taksave të përkohshme, të cilat shpejt ktheheshin në të përhershme, pa pasur autorizim ligjor nga Parlamenti, si dhe prezantimit të taksave të reja të maskuara në formën e tarifave, por që nuk kishin asgjë të përbashkët me logjikën dhe ndërtimin e tarifave. “Parlamenti, duke vlerësuar shqetësimet e biznesit të vogël, të bëra prezent në të gjitha hallkat e ekzekutivit, në mbrojtje të interesave të kësaj industrie që punëson mbi 100 mijë individë dhe duke i paraprirë çdo mundësie për prekje të këtij sektori nga kriza ekonomike globale, nderoi propozimin e qeverisë, duke u vënë fre ambicieve antibiznes të disa komunave e bashkive",- vijoi më tej numri dy i Financave Publike. Ai siguroi se, të gjitha bizneset e vogla të Shqipërisë duhet të ndjehen më të mbrojtura dhe më të qeta dhe të vazhdojnë të punojnë për të rritur fitimet e tyre pa pasur frikë se dikush mund t’i "gjobisë" sipas tekave të kryetarit të bashkisë.
Prekja nga kriza
Zëvendësministri i Financave, Mima, tha se qeveria ka marrë të gjitha masat për të mbështetur sektorët specifikë që mund të preken nga kriza financiare ndërkombëtare.
I pranishëm në Forumin "Politika dhe Biznesi" të organizuar nga seksioni shqip i Deutsche Ëelle se bashku me Unionin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, në kuadër të panairit të biznesit gjerman, Mima deklaroi se, "vendi nuk është në krizë dhe këtë e vërtetojnë të gjithë parametrat makroekonomikë të vendit, por gjithësesi shtoi ai, Shqipëria është pjesë e ekonomisë globale dhe nuk mund të mohojmë prekjen e disa sektorëve specifik nga kriza financiare ndërkombëtare". Zëvendësministri Mima tha se, qeveria ka punuar për identifikimin e sektorëve që mund të preken nga kriza, të cilët janë eksporti i mineraleve, (që ka shënuar një tkurrje muajt e fundit), industria e përpunimit aktiv, (ose industritë që importojnë lëndë të para me qëllim transformimin e tyre në prodhime të gatshme dhe rieksportimin e tyre drejt tregjeve te BE-së) dhe ai i ndërtimit. Sipas tij, për të tre këta sektorë, qeveria ka adresuar masat përkatëse dhe në sektorin e ndërtimit pritet një ndërhyrje e fortë, ku qeveria do të financojë interesin e shtëpive për rreth 6000 të pastrehë. Duke u ndalur në situatën aktuale ekonomike të vendit, Mima tha se ekonomia shqiptare është një ekonomi e re, optimiste, që synon të zhvillohet dhe konsumatorët kanë rritur kërkesën konsumatore. Sipas tij, vitet e fundit formalizimi i ekonomisë dhe biznesit ka ardhur në rritje. Për këtë ai iu referua shifrave ku veçoi se, në vitin 2005 ishin 40 mijë biznese të regjistruara ndërsa sot numri i tyre është rritur në 102 mijë.
Ligji për zejtarinë
Për herë të parë brenda këtij viti, Shqipëria do të ketë ligjin "Për mbështetjen dhe zhvillimin e zejtarisë", në përputhje të plotë me direktivat e BE-së në këtë fushë. Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, është nismëtar për hartimin e këtij ligji. Hartimi i këtij ligji synon organizimin e bizneseve të vogla zejtare në shoqata, duke u bërë kështu një zë më i fuqishëm pranë qeverisë për mbështetjen dhe zgjidhjen e problemeve me të cilat ndeshet ky sektor. Sot nuk ka informacion të saktë mbi sasinë, shpërndarjen dhe kontributin e zejtarisë në Prodhimin e Përgjithshëm të Ekonomisë së vendit, ndërkohë që, ka ardhur koha të njihet roli dhe potenciali i këtij sektori sa jetik dhe ekonomik për vendin tonë. Në punimet e kësaj tryeze ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, të Unionit të Dhomave të Biznesit Gjerman, të Shoqatës së Grave Afariste Shqiptare, nga dikasteret e linjës, të biznesit zejtar vendas dhe gjerman, që janë të pranishëm në panairin e biznesit gjerman, etj.
25 Prill 2009