E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha:”Anëtarësimi në NATO, siguri për të ardhmen”



Kryeministri Berisha mori pjesë ditën e djeshme në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së NATO-s në Tiranë ku i shprehu mirënjohjen dhe falenderimet e tij, Gjeneralit Anastasio Rintis, ekipit dhe Komandës së NATO-s për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë. “Unë jo rrallëherë pyes veten pse shqiptarët e mbështesin kaq shumë NATO-n, këtë aleancë, më të mrekullueshmen e të gjitha kohërave. Një nga shkaqet, mendoj unë është se kombi im ka vuajtur më shumë se cdo komb për të ardhmen. Një nga arsyet që shqiptarët e duan kaq shumë NATO-n është se tek anëtarësimi në Aleancë ata shohin sigurinë më të madhe të së ardhmes së tyre, lirisë dhe demokracisë që ata po ndërtojnë”, tha Kryeministri Berisha. Duke vlerësuar rolin dhe kontributin e çmuar që dhanë Forcat e Armatosura në kapërcimin e pasojave të tragjedisë së Gërdecit, Kryeministri Berisha tha se përmasat e kësaj tragjedie do të mund të ishin shumë më të mëdha, në rast se nuk do të ishte kurajoja, guximi dhe përkushtimi i Forcave të Armatosura.

Oketa bën betimin, Mediu e këshillon

Minsitri i Mbrojtjes Gazmend Oketa bëri ditën e djeshme në Presidencë betimin si ministër i Mbrotjes. Mbas betimit në Kushtetutë, Oketa u prit nga paraardhësi i tij Fatmir Mediu i cili krahas urimeve për detyrën, e këshilloi që të kujdeset edhe për elementët më të vegjël që e shtetësojnë vendin. Ministri Oketa priti u takua edhe me Gjeneralin Anastasis Rintis në Shqipëri i cili ishte përfaqësuesë më i lartë ushtarak në krye të Shtabit të NATO-s në Tiranë, por që u ëvëndësuar nga një tjetër. Duke u ndalur në kontributin e shtabit të NATO-s për likujdimin e pasojave të tragjedisë së Gërdecit, ministri Oketa tha se kemi pasur pranë hap pas hapi mbështetjen dhe ndihmën e shtabit të NATO-s në Tiranë, kryesuar nga gjeneral Rintis, i cili ka dhënë maksimumin e tij personal dhe zyrtar për të na ndihmuar në përballimin e kësaj tragjedie njerëzore. Ministri Oketa, duke i uruar mirëseardhjen përfaqësuesit të ri të lartë ushtarak të Shtabit të NATO-s gjeneralit Vasil Dimitrov, shprehu besimin se bashkëpunimi midis Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera shqiptare dhe Shtabin e NATO-s në Tiranë do të intensifikohet gjatë vitit 2008.

29 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›