E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD-ja shpall katër vende bosh në gjykata dhe Inspektorat



Laureta Rryçi

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shpall vendet vakante për të gjitha gjykatat e vendit dhe për inspektoratin e tij. Burime pranë këtij institucioni pohuan dje për gazetën “Albania” se për këto vende bosh do të ndiqen procedurat e zakonshme për përzgjedhjen e gjyqtarëve që preferojnë këto vende pune. Të njëjtat burime shpjeguan se kësaj radhe bëhet fjalë për dy vende bosh në Inspektoratin e KLD-së dhe dy vendet e tjera për gjyqtarë. Një vend bosh është në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda. Largimi i ish-gjyqtares Ina Rama për të marrë postin e Kryeprokurorit të Përgjithshëm ende nuk është zëvendësuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ndërsa vendi tjetër bosh është shpallur në Gjykatën e Tropojës. KLD-ja bën publike dhe formularin që duhet të plotësojnë aplikuesit. Madje në fund të tij, është vënë një shënim nëpërmjet të cilit kandidatët njoftohen se është e detyrueshme të plotësohen të gjitha rubrikat e formularit.
Dokumentet
Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që iu duhet kandidatëve dhe procedurat që do ndjekin për të mbërritur deri në fazën finale të përzgjedhjes. Bashkë me dokumentet gjyqtarët që preferojnë këto vende pune duhet të plotësojnë gjithashtu edhe një formular. Për postin e gjyqtarit duhet të dorëzosh këto dokumente si: kopje e diplomës të Fakultetit te Drejtësisë / Shkolla e Magjistraturës, kopje e listës së notave, certifikatë e gjendjes familjare, Fotografi (format 9x12, 2 copë) si dhe dëshmi e gjendjes gjyqësore.
Po kështu gjyqtarët duhet të dorëzojnë edhe karakteristikë nga shkolla e Magjistraturës, informacion nëse kanë marrë ndonjë masë disiplinore apo certifikata që flasin për pjesëmarrje në trajnime të ndryshme që kanë qenë të vlefshme për profesionin.
Prioriteti
Do kenë përparësi ata gjyqtarë që do të kenë një vlerësim pozitiv për punën vjetore nga ana e kryetarit të gjykatës ku punojnë. Ndërkohë për të gjithë ata që kanë marrë masa ndëshkimore do të jenë në dizavantazh me kolegët e tyre për të njëjtën vend vakant. Në të njëjtën kohë rëndësi ka koha kur është dhënë masa disiplinore. Do të ishte më mirë për kandidatët që të kishte kaluar periudhën 3 –vjeçare pasi ajo nuk mbetet më në fuqi por fshihet nga dosja personale e gjyqtarit.

Vendet vakante të shpallura nga KLD-ja

1 (një) vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë
2 (dy) vende vakante për inspektor në Inspektoratin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
1 (një) vend vakant për gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda

Dokumentacioni i detyrueshëm
Çdo fashikull duhet të përmbajë detyrimisht:
Dekreti i Presidentit të Republikës ose ekstrakt nga akti i emërimit si gjyqtar
Kopje e diplomës të Fakultetit te Drejtësisë / Shkolla e Magjistraturës
Kopje e listës së notave
Certifikatë e gjendjes familjare
Fotografi (format 9x12, 2 copë)
Dëshmi e gjendjes gjyqësore
Karakteristikë nga Shkolla e Magjistraturës (vetëm për Magjistratët)
Vendime për transferim, dhënie funksione drejtuese, lirim nga detyra
Certifikata për pjesëmarrje në trajnime të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës
Dokumente vërtetues të titujve të studimit, të fituar pas emërimit në detyrë, gjatë kurseve të trajnimit, arsimimit nga veprimtari shkencore, mësimdhënieje dhe në përgjithësi çdo dokument tjetër lidhur me përgatitjen teknike dhe profesionale të gjyqtarit, mes të cilëve dhe dëshmitë për pjesëmarrje në vizita studimore të organizuara nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë
Vlerësimi vjetor i punës i bërë nga kryetari i gjykatës ku ushtron aktivitetin gjyqtari, dokument i cili duhet të dorëzohet në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, brenda muajit janar të vitit pasardhës
Të gjitha vlerësimet e aftësive profesionale dhe të çështjeve të etikës në vite
Vendime për masa disiplinore
Dokumente lidhur me gjendjen shëndetësore (invaliditeti ose sëmundjeje)
Akte të tjera të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të Presidentit të Republikës, të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Procesverbalet e kontrolleve të bëra nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë

FORMULAR PERSONAL

Konkurruesit për plotësim vendi vakant për gjyqtar

Emri: ______
Mbiemri: _______
Datëlindja: _______ (dita, muaji, viti)
Vendlindja: _______
Vendbanimi: _______ (adresa e saktë dhe e plotë, Kontakti: tel/fax, e-mail)
Arsimi: (titulli i diplomimit; Universiteti dhe koha e diplomimit)
Mënyra e studimit: ______
Nota mesatare: ______
Kualifikime: _____
Gjuhët e huaja: _____ (me ose pa dëshmi)
Punësimi/karriera: ___ (që nga koha e diplomimit; përfshirë edhe punësime eventuale para diplomimit)
Masa disiplinore: ___ (në qoftë se ka; lloji i masës dhe koha kur është dhënë)
Vlerësimi profesional: ___ (sipas sistemit te vlerësimit)
Shënim: Ky formular duhet të plotësohet në të gjitha rubrikat dhe sipas renditjes, në këtë fletë ose edhe në një fletë tjetër.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›