E Diel, 1 Nëntor 2026

Vodhën në shkollë, policia i ndalon 24 orë më pas



Tiranë – Vodhën tubat e bakrit në shkollën e sapo ristrukturuar, ndalohen nga policia. Burime të sigurta thanë për gazetën se dje u krye arrestimi i dy shtetasve, të dyshuar për konsumim të veprës penale të “vjedhjes në bashkëpunim”. Të njëjtat burime saktësuan se në pranga ranë Redi Ferizaj, 21 - vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Albert Ristani, 19 - vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë. Arrestimi tyre u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri - tjetrin, kanë vjedhur rreth 3 - tuba bakri në shkollën “Lidhja e Prizrenit”. Ndërkohë, dyshohet se kanë vjedhur edhe një fllanxhë e një valvul uji, përgjatë rikonstruksionit të Rrugës së Barrikadave, vjedhje kjo e denoncuar nga e firma e rikonstruksionit të rrugës së Barrikadave. U kryen veprimet hetimore e procedurale, nga ku dyshohet se sendet e vjedhura shtetasit e mësipërm i kanë shitur pranë një pike grumbullimi të hekurishteve pranë stacionit të trenit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›