E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD-ja vendos: Analizat e gjykatave të bëhen në muajin shkurt

Botohen datat dhe përfaqësuesit që janë caktuar për të marrë pjesë. Analizat do të tregojnë volumin e punës dhe pakënaqësitë që kanë gjyqtarët

Laureta Rryçi

Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka përcaktuar muajin shkurt si muajin e analizave të të gjitha gjykatave të shkallës së parë dhe apelit në vend. Gazeta “Albania” zbardh në numrin e sotëm datat kur do të realizohen këto analiza dhe përfaqësuesit që do të asistojnë në këto takime me gjyqtarët e gjykatave. Sipas vendimit, gjatë gjithë shkurtit do të zhvillohen 29 analiza ku është përcaktuar që për gjykatat e Tiranës do të realizohen edhe dy brenda një dite. Përfaqësuesit që nuk do mungojnë të paktën zyrtarisht janë zëvendëskryetari i KLD-së Kreshnik Spahiu dhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Përfaqësuesi i tretë do të jetë një prej anëtarëve të KLD-së.
Në Tiranë
Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës dhe ajo e Apelit do ta zhvillojnë analizën brenda një dite. KLD-ja ka përcaktuar datën 12 të këtij muaji dhe orar të ndryshëm. Në orët e para të mëngjesit do të jetë analiza e Shkallës së Parë ndërsa në orën 12.00 do të jetë analiza e Apelit. Në Gjykatën e Shkallës së Parë do të jetë si përfaqësues anëtari i KLD-së, gjyqtari Artan Gjermeni. Ndërsa në analizën e Apelit, përveç Spahiut dhe Alibeajt, do të jetë edhe anëtarja e KLD-së, Shpresa Beçaj, që është në të njëjtën kohë edhe kryetarja e Gjykatës së Lartë.
Në rrethe
Për gjykatat e rretheve, që përbëjnë edhe numrin më të madh, janë përcaktuar ditë të ndryshme dhe orare të ndryshme. Për shkak të largësisë është përcaktuar që brenda ditës të zhvillohet vetëm një analizë. Në gjykatat e rretheve janë përcaktuar nga një përfaqësues i KLD-së. Analizat do të evidentojnë edhe ngarkesën e punës që kanë pasur gjykatat gjatë vitit 2008 dhe sa janë respektuar afatet për gjykimin e dosjeve penale dhe civile. Zakonisht analizat shfrytëzohen nga gjyqtarët edhe për të shprehur pakënaqësitë që kanë si nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ashtu edhe nga ministri i Drejtësisë.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në analizat e veprimtarisë së gjykatave për vitin 2008

1. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Edmond Islamaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat
17.02.2009
12.00

2. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Neshat Fana
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër
09.02.2009
13.30

3. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Dhurata Haveri
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës
25.02.2009
08.30

4. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Armando Subashi
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan
26.02.2009
08.30

5. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Altina Xhoxhaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier
23.02.2009
12.00

6. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Shkëlqim Miri
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër
19.02.2009
10.00

7. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Altina Xhoxhaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë
23.02.2009
08.30

8. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Edmond Islamaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë
27.02.2009
09.00

9. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Hysni Demiraj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë
16.02.2009
08.30

10. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Artan Gjermeni
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës
10.02.2009
13.30

11. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Hysni Demiraj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin
16.02.2009
12.00

12. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Hysni Demiraj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë
16.02.2009
15.00

13. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Edmond Islamaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë
17.02.2009
08.30

14. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Neshat Fana
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat
09.02.2009
08.30

15. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Armando Subashi
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec
26.02.2009
12.30

16. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Artan Gjermeni
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë
10.02.2009
09.30

17. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Shkëlqim Miri
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë
20.02.2009
09.00

18. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Admir Thanza
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër
18.02.2009
09:00

19. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Shpresa Beçaj
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë
12.02.2009
08:30

20. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Artan Gjermeni
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë
11.02.2009
10:00

21. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Besim Trezhnjeva
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë
24.02.2009
09:30

22. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Shpresa Beçaj
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë
13.02.2009
09:00

23. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Dhurata Haveri
Gjykata e Apelit Durrës
25.02.2009
12:00

24. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Shpresa Beçaj
Gjykata e Apelit Tiranë
12.02.2009
12:00

25. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Admir Thanza
Gjykata e Apelit Shkodër
18.02.2009
12:30

26. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Edmond Islamaj
Gjykata e Apelit Korçë
27.02.2009
12:00

27. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Shkëlqim Miri
Gjykata e Apelit Gjirokastër
19.02.2009
12:30

28. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Besim Trezhnjeva
Gjykata e Apelit Vlorë
24.02.2009
12:30

29. Kreshnik Spahiu
Enkelejd Alibeaj
Shpresa Beçaj
Gjykata e Apelit për Krime të Rënda Tiranë
13.02.2009
12:00

4 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›