KLD-ja vendos të kalojë në sitë dosjet civile për pronat
Shqetësimi i anëtarëve të Këshillit: Një pronari i duhet 10 vjet gjyq për të marrë pronën. Vendimet që u morën gjatë mbledhjes, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura
Laureta Rryçi
Tiranë - Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos të ushtrojë kontroll mbi të gjitha dosjet që u përkasin çështjeve më problematike në vend. Anëtarët e Këshillit ranë dakord dje që në sitën e dy inspektorateve duhet të kalojnë disa dosje penale dhe civile. Artan Gjermeni, një prej anëtarëve të KLD-së, u shpreh dje se një ish- pronari i duhet të bëjë 10 vjet gjyq për të marrë të drejtën për pronën e tij. Sipas tij, inspektoratet duhet të inspektojnë vendimet mbi pronat për të parë nëse është dhënë drejtësi sipas ligjit. Po kështu, vërejtje u bënë për tejzgjatjen e proceseve dhe vendimeve me dy standarde. Gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Lartë të Drejtësisë u morën edhe një sërë vendimesh të tjera për të cilat u diskutua me dyer të mbyllura.
Dosjet
Në mbledhjen e tij radhës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë diskutoi mbi nevojat e një inspektimi të posaçëm të gjyqtarëve për të kontrolluar rregullsinë e procesit ligjor në ato çështje gjyqësore penale ku akuza lidhet me vepra penale me kriminalitet të lartë, referuar në raste që kanë sensibilizuar edhe opinionin publik. Burime pranë Këshillit shpjeguan dje se rëndësia e një inspektimi të mundshëm u diskutua në prizmin e bashkëpunimit midis Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe atij të Ministrisë së Drejtësisë, referuar veçanërisht disa proceseve penale, kohëzgjatja e të cilave rrezikon afatet e paraburgimit, si dhe trajtimit të diferencuar të rasteve analoge nga gjykatat.
Kjo iniciativë vjen në një kohë kur Këshilli prezantoi dhe konkludoi edhe dy raporte përfundimtare të inspektimit tematik të kryer si ndaj disa kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, ashtu dhe ndaj gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit; për këto të fundit, mbi çështje të solemnitetit në gjykim, etikën dhe disiplinën në punë. Për të dyja këto çështje, Këshilli doli me rekomandimet përkatëse, të cilat pritet të bëhen publike gjatë ditëve në vazhdim.
Vendimet
Të njëjtat burime shpjeguan më tej se pjesë e rendit të ditës ishte shpallja vakante e postit drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Kryetari i kësaj gjykate, Ervin Metalla, e përfundon mandatin e tij katërvjeçar më datë 11 nëntor 2009 dhe në zbatim të ligjit “Për funksionin drejtues në gjykata”, vendi bosh për këtë pozicion, për efekt të fillimit të procedurës së kandidimit, shpallet tre muaj përpara datës së mbarimit të mandatit. Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi në unanimitet shpalljen e tre vendeve vakante për secilën nga gjykatat e apelit Durrës dhe Vlorë, si dhe shtatë vende vakante pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Një tjetër çështje që u diskutua gjatë mbledhjes ishte edhe mbi situatën e re të organikave të gjykatave krijuar me dekretin e fundit të presidentit, me anë të të cilit u përcaktua numri i gjyqtarëve për çdo gjykatë të shkallës së parë dhe të apelit. Për këtë dekret KLD-ja mori dy vendime. Vendimi i parë kishte të bënte me metodologjinë e plotësimit të vendeve vakante që do të krijohen në gjykatat e shkallës së parë në bazë të efekteve të dekretit, duke vlerësuar si në përputhje me ligjin transferimin pa pëlqim të gjyqtarëve për efekt të nevojave të riorganizimit të sistemit gjyqësor. Ndërsa vendimi i dytë kishte të bënte me përcaktimin e kritereve për lëvizjen e gjyqtarëve me procedurën e mësipërme të transferimit duke i dhënë prioritet: rritjes së cilësisë së gjykimit dhe gjykatave, emergjencave të transferimit në disa prej gjykatave kryesore për efekt të ngarkesës së punës dhe radhës së transferimit sipas kategorive të subjekteve në sistemin gjyqësor.
Në fund anëtarët e KLD-së kanë emëruar pesë inspektorë pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe u miratua rregullorja e re për administratën e Këshillit.
Somario
KLD-ja vendosi shpalljen e 3 vendeve vakante për Gjykatën e Apelit Durrës dhe asaj të Vlorës, si dhe 7 vende vakante për Gjykatën e Apelit Tiranë
Vendimet që mori dje Këshilli i Lartë i Drejtësisë
1. Këshilli i Lartë i Drejtësisë diskutoi mbi nevojat e një inspektimi të posaçëm të gjyqtarëve për të kontrolluar rregullsinë e procesit ligjor në ato çështje gjyqësore penale ku akuza lidhet me vepra penale me kriminalitet të lartë, referuar në raste që kanë sensibilizuar edhe opinionin publik.
2. Konkludoi dy raporte përfundimtare të inspektimit tematik të kryer, si ndaj disa kryetarëve të gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit, ashtu dhe ndaj gjykatave të shkallës së parë dhe të apelit.
3. Shpallet vakant posti drejtues i kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.
4. Vendosi në unanimitet shpalljen e tre vendeve vakante për secilën nga gjykatat e apelit Durrës dhe Vlorë, si dhe shtatë vende vakante pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
5. Metodologjinë e plotësimit të vendeve vakante që do të krijohen në gjykatat e shkallës së parë në bazë të efekteve të dekretit, duke vlerësuar si në përputhje me ligjin transferimin pa pëlqim të gjyqtarëve për efekt të nevojave të riorganizimit të sistemit gjyqësor.
6. U përcaktuan kriteret për lëvizjen e gjyqtarëve me procedurën e transferimit.
7. U miratua rregullorja e re e Administratës së Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
8. Këshilli emëroi 5 inspektorë pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
23 Shtator 2009