KLD, kontroll në Gjykatën e Sarandës për masën ndaj 18-vjeçarit
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka
nisur një kontroll në
Gjykatën e Sarandës, për
masën e dhënë nga kjo gjykatë për
shtetasin Aristidh Glluçaj,
megjithëse ishte i dhunuar nga
policia. I akuzuari, vetëm 18-vjeç,
është akuzuar nga prokuroria për
trafik klandestinësh dhe gjatë marrjes
në pyetje ndaj tij është ushtruar
dhunë. Dy ditë më pas ai është
marrë nga reanimacioni i spitalit
dhe është dërguar në gjykatë, ku do
i komunikohej masa e arrestit.
Megjithëse në një gjendje të rëndë,
gjyqtarja ka vendosur masën e sigurisë
"30 ditë burg". Pas vendimit,
i akuzuari ka humbur ndjenjat, si
pasojë e "dajakut" të marrë nga
policia. Burime zyrtare nga KLD-ja
thanë dje se në Gjykatën e Sarandës
ka filluar një kontroll për këtë masë
sigurie, ku pritet të merret në pyetje
edhe gjyqtarja. Një ditë më parë,
avokati i Popullit "akuzoi", krahas
policisë dhe prokurorisë, edhe
gjykatën që kishte vendosur një
masë sigurie të rëndë për një person
"fukara". Dobjani do të citonte
se rasti më i fundit i dhunës në Sarandë
na kujton të gjithëve ngjarjen
e vitit 2003 në Korçë, kur një
shtetas shqiptar humbi jetën nga
dhuna e policisë, e për pasojë pesë
punonjës policie u dënuan nga
gjykata deri në 15 vjet burg. Edhe
në atë rast reagimi i policisë dhe
prokurorisë ndaj fajtorëve ishte me
shumë vonesë. "Mos vallë duhet
pritur që ndonjë shtetas tjetër të
vdesë nga dhuna policore që këto
organe të veprojnë? Deri kur do
vazhdojnë këto shfaqje oportunizmi
dhe mbrojtje të policëve
nga prokurorët? Po gjyqtarja e Sarandës
pse nuk reagoi kur dy personat
e rrahur u paraqitën në atë
gjendje para saj? Po kur njëri prej
tyre u ‘këput‘ para syve të saj, pse
nuk urdhëroi masat penale që ia
lejon ligji ndaj autorëve të torturës?
Të gjitha këto janë shkelje të hapura
ligji nga prokurorët dhe Gjykata
e Sarandës. Del në dukje pyetja e
përhershme që bëjnë shtetasit shqiptarë:
Pse shkelin ligjet
prokurorët dhe gjyqtarët dhe pse
nuk ndëshkohen ata?", tha Dobjani.
Reagimi i KLD-së ka qenë i
menjëhershëm, duke pohuar se në
gjykatën në fjalë po kryhet një kontroll.
Nëse gjatë kontrollit haset
ndonjë parregullsi, atëherë do të
merren masat ndëshkimore ndaj
gjyqtares në fjalë.
Dy ditë më parë, pas insistimit
të Dobjanit është arrestuar oficeri i
policisë së Sarandës, Ardit Hasanbegaj,
i akuzuar për keqtrajtimin e
dy qytetarëve gjatë marrjes në pyetje
pak ditë më parë. Shërbimi i
Kontrollit të Brendshëm, SHKB, në
Ministrinë e Brendshme, ka finalizuar
hetimin e filluar më 5 nëntor
2008 për ushtrim dhune në policinë
e Sarandës, ndaj dy personave që
po merreshin në pyetje, Aristidh
Gllucaj dhe Oltjon Varfi. Ministria e
Brendshme tha: "Në datën 5 nëntor
2008, në Komisariatin e Policisë
Sarandë janë keqtrajtuar gjatë procesit
të marrjes në pyetje shtetasit
Aristidh Gllucaj dhe Oltjon Varfi.
Pas kryerjes së hetimeve disa ditore,
Shërbimi i Kontrollit të
Brendshëm ka referuar në
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë
specialistin e luftës kundër
trafiqeve në Komisariatin e Policisë
Sarandë, kryeinspektor Ardit
Hasanbegaj. Ndaj tij është regjistruar
procedimi penal nr. 427, datë
7 nëntor 2008, për veprën penale të
‘kryerjes së veprimeve arbitrare‘".
Dobjani, kritika policisë, prokurorisë dhe gjykatës
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, akuzoi dy ditë më
parë në policinë e Sarandës për dhunën e ushtruar
ndaj një të riu në ambientet e komisariatit të këtij
qyteti. Ai ka vënë nën akuzë edhe prokurorinë dhe
gjykatën e këtij rrethi, të cilat nuk kanë reaguar për
këtë rast. Me anë të një deklarate përpara mediave,
Dobjani shprehu shqetësimin e institucionit që ai drejton
për neglizhencën e treguar nga këto organe dhe
kërkoi vënien përpara ligjit të përgjegjësve të dhunës.
Dobjani pohoi se kërkesa verbale e bërë nga ai në 8
nëntor në Prokurorinë e Sarandës për fillimin e hetimit
ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore Sarandë, Ardit Hasanbegaj,
për veprën penale të "torturës", kishte rënë në
vesh të shurdhët.
nisur një kontroll në
Gjykatën e Sarandës, për
masën e dhënë nga kjo gjykatë për
shtetasin Aristidh Glluçaj,
megjithëse ishte i dhunuar nga
policia. I akuzuari, vetëm 18-vjeç,
është akuzuar nga prokuroria për
trafik klandestinësh dhe gjatë marrjes
në pyetje ndaj tij është ushtruar
dhunë. Dy ditë më pas ai është
marrë nga reanimacioni i spitalit
dhe është dërguar në gjykatë, ku do
i komunikohej masa e arrestit.
Megjithëse në një gjendje të rëndë,
gjyqtarja ka vendosur masën e sigurisë
"30 ditë burg". Pas vendimit,
i akuzuari ka humbur ndjenjat, si
pasojë e "dajakut" të marrë nga
policia. Burime zyrtare nga KLD-ja
thanë dje se në Gjykatën e Sarandës
ka filluar një kontroll për këtë masë
sigurie, ku pritet të merret në pyetje
edhe gjyqtarja. Një ditë më parë,
avokati i Popullit "akuzoi", krahas
policisë dhe prokurorisë, edhe
gjykatën që kishte vendosur një
masë sigurie të rëndë për një person
"fukara". Dobjani do të citonte
se rasti më i fundit i dhunës në Sarandë
na kujton të gjithëve ngjarjen
e vitit 2003 në Korçë, kur një
shtetas shqiptar humbi jetën nga
dhuna e policisë, e për pasojë pesë
punonjës policie u dënuan nga
gjykata deri në 15 vjet burg. Edhe
në atë rast reagimi i policisë dhe
prokurorisë ndaj fajtorëve ishte me
shumë vonesë. "Mos vallë duhet
pritur që ndonjë shtetas tjetër të
vdesë nga dhuna policore që këto
organe të veprojnë? Deri kur do
vazhdojnë këto shfaqje oportunizmi
dhe mbrojtje të policëve
nga prokurorët? Po gjyqtarja e Sarandës
pse nuk reagoi kur dy personat
e rrahur u paraqitën në atë
gjendje para saj? Po kur njëri prej
tyre u ‘këput‘ para syve të saj, pse
nuk urdhëroi masat penale që ia
lejon ligji ndaj autorëve të torturës?
Të gjitha këto janë shkelje të hapura
ligji nga prokurorët dhe Gjykata
e Sarandës. Del në dukje pyetja e
përhershme që bëjnë shtetasit shqiptarë:
Pse shkelin ligjet
prokurorët dhe gjyqtarët dhe pse
nuk ndëshkohen ata?", tha Dobjani.
Reagimi i KLD-së ka qenë i
menjëhershëm, duke pohuar se në
gjykatën në fjalë po kryhet një kontroll.
Nëse gjatë kontrollit haset
ndonjë parregullsi, atëherë do të
merren masat ndëshkimore ndaj
gjyqtares në fjalë.
Dy ditë më parë, pas insistimit
të Dobjanit është arrestuar oficeri i
policisë së Sarandës, Ardit Hasanbegaj,
i akuzuar për keqtrajtimin e
dy qytetarëve gjatë marrjes në pyetje
pak ditë më parë. Shërbimi i
Kontrollit të Brendshëm, SHKB, në
Ministrinë e Brendshme, ka finalizuar
hetimin e filluar më 5 nëntor
2008 për ushtrim dhune në policinë
e Sarandës, ndaj dy personave që
po merreshin në pyetje, Aristidh
Gllucaj dhe Oltjon Varfi. Ministria e
Brendshme tha: "Në datën 5 nëntor
2008, në Komisariatin e Policisë
Sarandë janë keqtrajtuar gjatë procesit
të marrjes në pyetje shtetasit
Aristidh Gllucaj dhe Oltjon Varfi.
Pas kryerjes së hetimeve disa ditore,
Shërbimi i Kontrollit të
Brendshëm ka referuar në
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë
specialistin e luftës kundër
trafiqeve në Komisariatin e Policisë
Sarandë, kryeinspektor Ardit
Hasanbegaj. Ndaj tij është regjistruar
procedimi penal nr. 427, datë
7 nëntor 2008, për veprën penale të
‘kryerjes së veprimeve arbitrare‘".
Dobjani, kritika policisë, prokurorisë dhe gjykatës
Avokati i Popullit, Ermir Dobjani, akuzoi dy ditë më
parë në policinë e Sarandës për dhunën e ushtruar
ndaj një të riu në ambientet e komisariatit të këtij
qyteti. Ai ka vënë nën akuzë edhe prokurorinë dhe
gjykatën e këtij rrethi, të cilat nuk kanë reaguar për
këtë rast. Me anë të një deklarate përpara mediave,
Dobjani shprehu shqetësimin e institucionit që ai drejton
për neglizhencën e treguar nga këto organe dhe
kërkoi vënien përpara ligjit të përgjegjësve të dhunës.
Dobjani pohoi se kërkesa verbale e bërë nga ai në 8
nëntor në Prokurorinë e Sarandës për fillimin e hetimit
ndaj oficerit të Policisë Gjyqësore Sarandë, Ardit Hasanbegaj,
për veprën penale të "torturës", kishte rënë në
vesh të shurdhët.