E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shteti, aleat i familjeve të varfra

Dialogu me Sh
qipërinë ka vazhduar
në fshatin Grabian të
Qarkut Lushnjë. Në
bashkëbisedim me banorët
e këtij fshati, kryetari
socialist, Edi Rama,
është përballur me një
gjendje të vështirë
ekonomike, me probleme
të papunësisë, të
shtrimit të tryezës për
fëmijët e këtij fshati.
Dëshmitë e banorëve në
këtë bashkëbisedim
kanë qenë rrëqethëse,
prindër që luten për pamundësinë
e ushqyerjes
së fëmijëve të tyre.
Rama në këtë takim ka
premtuar se politika e re
e PS-së do të jetë një
politikë solidare me të
gjithë ata që jetojnë në
fshat e qytet. "Në fshat,
varfëria dhe papunësia
është ulur këmbëkryq,
ku familjet e qytetareve
dhe qytetarëve që jetojnë
në fshat arrijnë të
mbijetojnë vetëm falë
sakrificave të jashtëzakonshme
dhe falë bijve
e bijave që nga emigracioni
sjellin ndihmën e
pazëvendësueshme",
theksoi Rama. Sipas tij,
"kjo është një situatë e
cila nuk mund të vazhdojë
gjatë dhe të cilën ne
duhet ta ndryshojmë me
një politikë të re. Me një
politikë me njerëzit dhe
për njerëzit, me politikë
të njerëzve dhe jo politikanëve.
Them të
njerëzve dhe jo politikanëve,
pasi politikanët
nuk sillen si njerëz, nuk
japin shembullin e përmasës
së tyre njerëzore,
por vetëm shembujt e
egoizmit, duke e kthyer
politikën në një skenë ku
shohim çdo ditë kacafytje,
akuza, shpifje, përbaltje
dhe jo debate dhe
zgjidhje për problemet e
mëdha të familjeve shqiptare",
tha Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›