E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, anëtarët aktualë do emërohen në poste ekuivalente

Anëtarët aktualë të Komision
it Qendror të Zgjedhjeve do
të "sistemohen" brenda vitit
në detyra të tjera të rëndësishme.
Dispozitat kalimtare parashikojnë
në nenin 174 se Kuvendi 30 ditë
nga data e dekretimit të këtij ligji
zgjedh anëtarët e KQZ-së. Betimi
kryhet jo më vonë se 24 orë nga dita
e zgjedhjes së tyre në këtë post. Në
nenin 175 thuhet se do të realizohet
ndërprerja e mandatit të
anëtarëve të KQZ-së aktuale sipas
ligjit 9087, datë 19.06.2003.
Anëtarët e KQZ-së, të zgjedhur sipas
ligjit 9087 datë 19.06.2003 i
ndryshuar, të cilëve u ndërpritet
mandati para kohe për shkak të
këtij kodi, qëndrojnë në detyrë
deri në zëvendësimin e tyre me
anëtarët e rinj të zgjedhur sipas
këtij kodi. Anëtarit të KQZ-së, që i
ndërpritet mandati për shkak të
këtij kodi, përfiton pagën e funksionit
deri në përfundimin e mandatit
sipas ligjit me të cilin është
zgjedhur, por jo më shumë se dytre
vjet. Anëtarit të Komisionit
Qendror të Zgjedhjeve, që i ndërpritet
mandati, kthehet në vendin
e punës së mëparshme, ose emërohet
në një vend ekuivalent me të.
Në rast se anëtari i KQZ-së emërohet
brenda periudhës së përfitimit
të pagave të funksionit të fundit
sipas pikës 2 të këtij neni, masa e
pagesës mbi pagën e re është një
kompensim deri në nivelin e pagës
referuese të funksionit, por në çdo
rast ajo nuk mund të jetë më
shumë se paga e funksionit të fundit
dhe jo më gjatë se sa periudha
e përcaktuar në pikën 2 të këtij
neni. Nga nëntë anëtarë që kishte
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve,
tanimë ka vetëm tetë të tillë. Kjo
për shkak se Arben Ristani dha
dorëheqjen, duke pranuar
emërimin në detyrën e drejtorit të
shkollës së lartë të magjistraturës.
Përveç tij, vazhdojnë mandatin e
tyre kryetari Çlirim Gjata, nënkryetari
Flamur Çato, ashtu sikurse
anëtarët Dodë Prenga, Fatmir
Kumbaro, Dëshira Subashi, Genti
Shala, Shkëlqim Hysi dhe Klemend
Zguri. Më të vjetrit në këtë
detyrë janë Subashi, Prenga, Gjata,
Zguri. Sipas formatimit të ri të
KQZ-së, dy anëtarë do t‘i ketë Partia
Demokratike, dy Partia Socialiste,
kryetarin e zgjedh Parlamenti
me 3/5 e votave, ndërsa dy të
tjerë vijnë nga dy parti të vogla,
përkatësisht nga e majta dhe e
djathta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›