Kallëzohet për fshehje pasurie Kryeprokurori i Durrësit
Inspektorati i Deklarimit dhe
Kontrollit të Pasurive kallëzon
për ndjekje penale në prokurori
kreun e organit të akuzës në qytetin
e Durrësit, Arian Ndoja. Shkak
për këtë vendim janë bërë dyshimet
e krijuara për mënyrën se si Ndoja
ka krijuar shumën e vetëdeklaruar
prej 743 mijë eurosh. Ky subjekt, në
deklaratën e tij të pasurisë, datë
05.03.2008, ka shënuar se për periudhën
qershor 2004-janar 2008,
kohë gjatë së cilës ka ushtruar profesionin
e avokatit si anëtar i
Dhomës së Avokatisë Tiranë, ka
përfituar pasuri në shumën 743000
euro (shtatëqind e dyzet e tre mijë
euro). Pas verifikimit në ILDKP, rezulton
se mbi bazën e dekretit të
Presidentit të Republikës, datë
23.04.2004, subjekti i deklarimit të
pasurive, Arian Ndoja, është shkarkuar
nga detyra e prokurorit në
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Durrës. Pas largimit nga detyra, më
datë 03.06.2004, ky subjekt ka
dorëzuar në ILDKP deklaratën e
pasurisë "Pas largimit nga funksioni".
Aty janë shënuar në pronësi:
një makinë tip "Benz 190", me vlerë
200000 lekë; gjendje kesh në
shumën 20000 euro (të krijuara në
periudhën maj-dhjetor 2004). Të
ardhurat nga paga si prokuror në
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Durrës, për katër muajt e parë të
vitit 2004 dhe deri në fund të vitit si
avokat në Dhomën e Avokatisë Tiranë,
në shumën 28000 euro +
280000 lekë. Të ardhura nga paga e
bashkëshortes, shefe personeli
dhe juriste e hotel "Dajtit", 500000
lekë. Mbi bazën e dekretit të Presidentit
të Republikës, datë
28.01.2008, ky subjekt i deklarimit
të pasurive është riemëruar në
detyrën e prokurorit, me funksion
drejtues i Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Durrës. Më datë
05.03.2008, subjekti Arian Ndoja ka
dorëzuar në ILDKP deklaratën e
interesave private "Para fillimit të
detyrës". Në të janë deklaruar apartament
banimi, me sip. 117.5 m², Rr.
"Irfan Tomini", Tiranë, me vlerë
65.000 euro, i pahipotekuar, i likuiduar.
Apartament banimi me sip.
327.71 m², me vlerë 163855 euro, i
ndodhur në Shëngjin, Lezhë. Apartament
banimi me sip. 90.2 m²,
Shëngjin, Lezhë, me vlerë 2000000
lekë, i hipotekuar, i likuiduar. Lokal
(njësi shërbimi) me sip. 114.6 m²,
në Shëngjin, Lezhë, me vlerë
114600 euro, i pahipotekuar. Lokal
(njësi shërbimi) me sip. 159.52 m²,
në Shëngjin, Lezhë, me vlerë
159520 euro. Automjet tip "Mercedes
Benz", me targë TR4700F, me
vlerë 200000 lekë + taksë doganore
dhe dokumentacion (deklaruar në
deklaratën e vitit 2003), i likuiduar.
Automjet tip "BMW", me vlerë
34000 euro, nga e cila janë likuiduar
17000 euro dhe pjesa tjetër prej
17000 eurosh me huadhënie nga
"Raiffeisen Bank" me leasing.
Gjendje kesh, shuma prej 130000
eurosh. Dhënë hua një shtetasi
shuma prej 75000 eurosh. Detyrim
në formë leasing-u në "Raiffeisen
Bank", në vlerë totale 20000 euro,
për blerje automjeti tip "BMW", viti
2007, mbetur pa shlyer edhe 17000
euro. Të ardhurat e subjektit si pedagog
në universitetin "Kristal",
3000 lekë/ora + provimet. Të ardhurat
nga puna e bashkëshortes së
subjektit, shtetases Elderina
Ndoja, juriste dhe shefe personeli
në hotel "Dajti", me pagë mujore
42000 lekë ose 504000 lekë në vit.
Janë deklaruar të ardhurat nga
puna e të atit, Zef Ndoja, mësues
në shkollën e mesme Nikël, Krujë,
me pagë neto 27400 lekë në muaj,
ose 328800 lekë në vit. Të ardhurat
nga puna e së ëmës, Drane Ndoja,
mësuese në shkollën 8-vjeçare Nikël,
Krujë, me pagë mujore 24500
lekë në muaj, ose 294000 lekë në
vit. Nga llogaritja e të dhënave të
pasqyruara në deklarimin e mësipërm
të këtij subjekti, rezulton se
ai për periudhën qershor 2004-janar
2008 ka përfituar të ardhura
nga puna e tij si avokat i Dhomës së
Avokatisë Tiranë në shumën
743000 euro. Qendra Kombëtare e
Regjistrimit me shkresën Nr.2841/
1 Prot. datë 09.06.2008, konfirmon
se subjekti Arian Zef Ndoja, në
datën 19.09.2007 është regjistruar
si person fizik pranë QKR-së, për
ushtrimin e aktivitetit privat të
avokatisë. Drejtoria e Përgjithshme
e Tatimeve, me shkresës
Nr.7139/1 Prot. datë 10.06.2008,
konfirmon se subjekti figuron i
regjistruar me aktivitet "Avokati",
që nga data 02.10.2007. Bashkia
Tiranë, me shkresën Nr.6856/1
Prot. datë 30.10.2008, konfirmon
se ky subjekt nuk figuron i regjistruar
në regjistrat e bashkisë për
ushtrimin e ndonjë aktiviteti e për
rrjedhojë nuk ka paguar asnjë lloj
detyrimi fiskal. Sa më sipër, rezulton
se subjekti Arian Ndoja, në
deklaratën "Para fillimit të
detyrës", datë 28.01.2008, ka deklaruar
se për periudhën kohore
qershor 2004-janar 2008 ka fituar
të ardhura nga ushtrimi i aktivitetit
të avokatisë në shumën prej
743000 eurosh, ndërkohë që siç
rezulton nga përgjigjet e organeve
kompetente shtetërore, ai është
regjistruar pranë QKR-së si person
fizik më datë 19.09.2007 dhe pranë
organeve tatimore më datë
02.10.2007, si dhe nuk ka paguar
asnjë detyrim tatimor për aktivitetin
që ushtronte. Të dhënat e sipërpërmendura
të krijojnë dyshime
të arsyeshme se pasuritë e fituara
nga subjekti Arian Ndoja, gjatë
periudhës që ka ushtruar aktivitetin
e avokatisë, ndër të tjera janë
rrjedhojë edhe e fshehjes së detyrimeve
fiskale, konstatim për të cilin
ILDKP ka njoftuar Drejtorinë e
Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim
marrjen e masave fiskale ndëshkuese
ndaj këtij subjekti. Subjekti
Arian Ndoja, në deklaratën e tij të pasurisë,
datë 05.03.2008, ka pasqyruar
të dhëna të cilat të krijojnë dyshime
të arsyeshme se nuk janë të
vërteta. Ky subjekt, krahas dyshimeve
që ekzistojnë për vërtetësinë
e shumave deri në 321000 euro që
deklaron se i ka marrë nga një klient,
nuk ka arritur të dokumentojë e të
provojë se në çfarë rrethanash ka
arritur të përfitojë shumën prej
86000 eurosh gjatë periudhës qershor
2004-janar 2008.
Kontrollit të Pasurive kallëzon
për ndjekje penale në prokurori
kreun e organit të akuzës në qytetin
e Durrësit, Arian Ndoja. Shkak
për këtë vendim janë bërë dyshimet
e krijuara për mënyrën se si Ndoja
ka krijuar shumën e vetëdeklaruar
prej 743 mijë eurosh. Ky subjekt, në
deklaratën e tij të pasurisë, datë
05.03.2008, ka shënuar se për periudhën
qershor 2004-janar 2008,
kohë gjatë së cilës ka ushtruar profesionin
e avokatit si anëtar i
Dhomës së Avokatisë Tiranë, ka
përfituar pasuri në shumën 743000
euro (shtatëqind e dyzet e tre mijë
euro). Pas verifikimit në ILDKP, rezulton
se mbi bazën e dekretit të
Presidentit të Republikës, datë
23.04.2004, subjekti i deklarimit të
pasurive, Arian Ndoja, është shkarkuar
nga detyra e prokurorit në
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Durrës. Pas largimit nga detyra, më
datë 03.06.2004, ky subjekt ka
dorëzuar në ILDKP deklaratën e
pasurisë "Pas largimit nga funksioni".
Aty janë shënuar në pronësi:
një makinë tip "Benz 190", me vlerë
200000 lekë; gjendje kesh në
shumën 20000 euro (të krijuara në
periudhën maj-dhjetor 2004). Të
ardhurat nga paga si prokuror në
Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor
Durrës, për katër muajt e parë të
vitit 2004 dhe deri në fund të vitit si
avokat në Dhomën e Avokatisë Tiranë,
në shumën 28000 euro +
280000 lekë. Të ardhura nga paga e
bashkëshortes, shefe personeli
dhe juriste e hotel "Dajtit", 500000
lekë. Mbi bazën e dekretit të Presidentit
të Republikës, datë
28.01.2008, ky subjekt i deklarimit
të pasurive është riemëruar në
detyrën e prokurorit, me funksion
drejtues i Prokurorisë së Rrethit
Gjyqësor Durrës. Më datë
05.03.2008, subjekti Arian Ndoja ka
dorëzuar në ILDKP deklaratën e
interesave private "Para fillimit të
detyrës". Në të janë deklaruar apartament
banimi, me sip. 117.5 m², Rr.
"Irfan Tomini", Tiranë, me vlerë
65.000 euro, i pahipotekuar, i likuiduar.
Apartament banimi me sip.
327.71 m², me vlerë 163855 euro, i
ndodhur në Shëngjin, Lezhë. Apartament
banimi me sip. 90.2 m²,
Shëngjin, Lezhë, me vlerë 2000000
lekë, i hipotekuar, i likuiduar. Lokal
(njësi shërbimi) me sip. 114.6 m²,
në Shëngjin, Lezhë, me vlerë
114600 euro, i pahipotekuar. Lokal
(njësi shërbimi) me sip. 159.52 m²,
në Shëngjin, Lezhë, me vlerë
159520 euro. Automjet tip "Mercedes
Benz", me targë TR4700F, me
vlerë 200000 lekë + taksë doganore
dhe dokumentacion (deklaruar në
deklaratën e vitit 2003), i likuiduar.
Automjet tip "BMW", me vlerë
34000 euro, nga e cila janë likuiduar
17000 euro dhe pjesa tjetër prej
17000 eurosh me huadhënie nga
"Raiffeisen Bank" me leasing.
Gjendje kesh, shuma prej 130000
eurosh. Dhënë hua një shtetasi
shuma prej 75000 eurosh. Detyrim
në formë leasing-u në "Raiffeisen
Bank", në vlerë totale 20000 euro,
për blerje automjeti tip "BMW", viti
2007, mbetur pa shlyer edhe 17000
euro. Të ardhurat e subjektit si pedagog
në universitetin "Kristal",
3000 lekë/ora + provimet. Të ardhurat
nga puna e bashkëshortes së
subjektit, shtetases Elderina
Ndoja, juriste dhe shefe personeli
në hotel "Dajti", me pagë mujore
42000 lekë ose 504000 lekë në vit.
Janë deklaruar të ardhurat nga
puna e të atit, Zef Ndoja, mësues
në shkollën e mesme Nikël, Krujë,
me pagë neto 27400 lekë në muaj,
ose 328800 lekë në vit. Të ardhurat
nga puna e së ëmës, Drane Ndoja,
mësuese në shkollën 8-vjeçare Nikël,
Krujë, me pagë mujore 24500
lekë në muaj, ose 294000 lekë në
vit. Nga llogaritja e të dhënave të
pasqyruara në deklarimin e mësipërm
të këtij subjekti, rezulton se
ai për periudhën qershor 2004-janar
2008 ka përfituar të ardhura
nga puna e tij si avokat i Dhomës së
Avokatisë Tiranë në shumën
743000 euro. Qendra Kombëtare e
Regjistrimit me shkresën Nr.2841/
1 Prot. datë 09.06.2008, konfirmon
se subjekti Arian Zef Ndoja, në
datën 19.09.2007 është regjistruar
si person fizik pranë QKR-së, për
ushtrimin e aktivitetit privat të
avokatisë. Drejtoria e Përgjithshme
e Tatimeve, me shkresës
Nr.7139/1 Prot. datë 10.06.2008,
konfirmon se subjekti figuron i
regjistruar me aktivitet "Avokati",
që nga data 02.10.2007. Bashkia
Tiranë, me shkresën Nr.6856/1
Prot. datë 30.10.2008, konfirmon
se ky subjekt nuk figuron i regjistruar
në regjistrat e bashkisë për
ushtrimin e ndonjë aktiviteti e për
rrjedhojë nuk ka paguar asnjë lloj
detyrimi fiskal. Sa më sipër, rezulton
se subjekti Arian Ndoja, në
deklaratën "Para fillimit të
detyrës", datë 28.01.2008, ka deklaruar
se për periudhën kohore
qershor 2004-janar 2008 ka fituar
të ardhura nga ushtrimi i aktivitetit
të avokatisë në shumën prej
743000 eurosh, ndërkohë që siç
rezulton nga përgjigjet e organeve
kompetente shtetërore, ai është
regjistruar pranë QKR-së si person
fizik më datë 19.09.2007 dhe pranë
organeve tatimore më datë
02.10.2007, si dhe nuk ka paguar
asnjë detyrim tatimor për aktivitetin
që ushtronte. Të dhënat e sipërpërmendura
të krijojnë dyshime
të arsyeshme se pasuritë e fituara
nga subjekti Arian Ndoja, gjatë
periudhës që ka ushtruar aktivitetin
e avokatisë, ndër të tjera janë
rrjedhojë edhe e fshehjes së detyrimeve
fiskale, konstatim për të cilin
ILDKP ka njoftuar Drejtorinë e
Përgjithshme të Tatimeve, me qëllim
marrjen e masave fiskale ndëshkuese
ndaj këtij subjekti. Subjekti
Arian Ndoja, në deklaratën e tij të pasurisë,
datë 05.03.2008, ka pasqyruar
të dhëna të cilat të krijojnë dyshime
të arsyeshme se nuk janë të
vërteta. Ky subjekt, krahas dyshimeve
që ekzistojnë për vërtetësinë
e shumave deri në 321000 euro që
deklaron se i ka marrë nga një klient,
nuk ka arritur të dokumentojë e të
provojë se në çfarë rrethanash ka
arritur të përfitojë shumën prej
86000 eurosh gjatë periudhës qershor
2004-janar 2008.