Dosja "Fazliç", gati fletë thirrjet për bashkëpunëtorët
Prokuroria e Tiranës po
përgatit fletëthirrje për
bashkëpunëtorët në biznese
të Damir Fazliç.
Pas Erion Isufit, në prokurori
do të dëshmojnë edhe Flutura
Kola, si dhe persona të tjerë,
që kanë apo kanë pasur lidhje
të drejtpërdrejta me shtetasin
serbo-boshnjak. "Grupi hetimor
ka përgatitur fletëthirrje për
Flutura Kolën, avokaten e Fazliç
në Shqipëri. Gjithashtu, pritet të
pyetet edhe Dionis Teqja, një nga
bashkëpunëtorët e dyshuar të tij",
thanë burimet nga Prokuroria e
Përgjithshme. Sipas tyre, dyshohet
se Isufi dhe Teqja kanë pasur
marrëdhënie biznesi me Fazliç,
gjatë kohës që serbo-boshnjaku
dyshohet se ka kryer veprën
penale të pastrimit të parave.
Ndërkaq, në lidhje me dëshminë
e Isufit, grupi hetimor deklaron
se nuk kanë përfituar ndonjë të
dhënë që mund të hedhë dritë
për dosjen hetimore ndaj Fazliç.
Gjatë seancës së pyetjeve, Isufi ka
përjashtuar veten nga bizneset e
serbo-boshnjakut, duke deklaruar
se në fillim të aktivitetit të
tij ka qenë administrator dhe më
pas ka dhënë dorëheqjen.
"S‘kam lidhje me Fazliç"
Erion Isufi, kunati i ministrit
aktual të Jashtëm, Lulzim Basha,
ka dhënë shpjegime në prokurorinë
e Tiranës, dy net më parë,
duke evituar mediat e interesuara.
Gjatë seancës së pyetjeve,
sipas burimeve nga prokuroria e
Tiranës, ai ka përjashtuar veten
nga bashkëpunimi me Fazliç,
duke saktësuar se nuk ka qenë
bashkëpunëtor, por vetëm administrator
në disa firma. Gjatë
dëshmisë, ai ka thënë se aktualisht
nuk ka asnjë lidhje me Fazliç
apo me personat rreth tij, pasi që
në vitin 2007 ka dhënë dorëheqje.
Ndërkohë, nga prokuroria e Tiranës
mësohet se Isufi ka dhënë
gjithashtu shpjegime në lidhje
me shitjen e kompanisë "Crown
Aquisitions", pasi në momentin
që janë kryer veprimet, ka qenë
administrator.
Shitja e kompanisë
Në maj të vitit 2007, pronari
Fazliç vendosi të shesë kompaninë
"Crown Aquisitions" te një
kompani qipriote. Shitja u krye
zyrtarisht më datën 9 korrik 2007
për llogari të një firme të regjistruar
në Nikozia të Qipros, e cila
quhet "Altaria Research Limited".
Praktika e ndjekur për shitjen
tregon se firma qipriote nuk solli
ndonjë përfaqësues të sajin në
Shqipëri, por autorizoi me një
prokurë të posaçme avokaten
Flutura Kola, bashkëpronare e
studios "Kola & Malltezi". Firma
qipriote e ka lëshuar prokurën
e përfaqësimit që më datën
14 maj 2007, ndërsa avokatja
Kola më datën 20 qershor 2007
firmosi kontratën e shitjes. Nga
termat e kontratës del se firma
"Crown Aquisitions" u shit për
një vlerë prej 1 milionë e 700 mijë
eurosh, ndërsa në kontratë nuk
përcaktohej asnjë aset i firmës.
Akti i shitjes është depozituar
në QKR, por jo në Tatime. Paratë
janë marrë, por tatimi nuk është
paguar. Prokuroria tha dje se
pagesa është kryer kesh, ku 1
milionë e 750 mijë euro janë sjellë
nga Qipro në Tiranë.
Prokuroria hetoi kryesisht për "Fazliç"
Hetimi i kësaj çështjeje ka fi lluar kryesisht nga prokurorët
e njësisë së Task-Forcës kundër krimit ekonomik, bazuar
mbi publikimet në media të disa shkresave zyrtare, ku mendohet
se kompania është shitur, por asnjë qindarkë nuk ka
kaluar në arkën e shtetit, si detyrim tatimor, prej 10 për qind.
Sipas këtyre burimeve, mësohet se prokuroria ka kërkuar
verifi kimin e të gjitha transferimeve, tërheqjeve dhe shitblerjeve
të kryera me anë të llogarive bankare të shtetasit Fazliç
dhe personave që kanë punuar për të. Veprimet hetimore të
kryera deri më tani janë ato të "sekuestrimit" të itinerarit të
hyrje-daljeve të shtetasit Fazliç në Shqipëri, lëvizjet e tij brenda
territorit shqiptar dhe kasetat e kamerave të sigurisë në
aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, si dhe të gjitha shkrimet
për të në media.
përgatit fletëthirrje për
bashkëpunëtorët në biznese
të Damir Fazliç.
Pas Erion Isufit, në prokurori
do të dëshmojnë edhe Flutura
Kola, si dhe persona të tjerë,
që kanë apo kanë pasur lidhje
të drejtpërdrejta me shtetasin
serbo-boshnjak. "Grupi hetimor
ka përgatitur fletëthirrje për
Flutura Kolën, avokaten e Fazliç
në Shqipëri. Gjithashtu, pritet të
pyetet edhe Dionis Teqja, një nga
bashkëpunëtorët e dyshuar të tij",
thanë burimet nga Prokuroria e
Përgjithshme. Sipas tyre, dyshohet
se Isufi dhe Teqja kanë pasur
marrëdhënie biznesi me Fazliç,
gjatë kohës që serbo-boshnjaku
dyshohet se ka kryer veprën
penale të pastrimit të parave.
Ndërkaq, në lidhje me dëshminë
e Isufit, grupi hetimor deklaron
se nuk kanë përfituar ndonjë të
dhënë që mund të hedhë dritë
për dosjen hetimore ndaj Fazliç.
Gjatë seancës së pyetjeve, Isufi ka
përjashtuar veten nga bizneset e
serbo-boshnjakut, duke deklaruar
se në fillim të aktivitetit të
tij ka qenë administrator dhe më
pas ka dhënë dorëheqjen.
"S‘kam lidhje me Fazliç"
Erion Isufi, kunati i ministrit
aktual të Jashtëm, Lulzim Basha,
ka dhënë shpjegime në prokurorinë
e Tiranës, dy net më parë,
duke evituar mediat e interesuara.
Gjatë seancës së pyetjeve,
sipas burimeve nga prokuroria e
Tiranës, ai ka përjashtuar veten
nga bashkëpunimi me Fazliç,
duke saktësuar se nuk ka qenë
bashkëpunëtor, por vetëm administrator
në disa firma. Gjatë
dëshmisë, ai ka thënë se aktualisht
nuk ka asnjë lidhje me Fazliç
apo me personat rreth tij, pasi që
në vitin 2007 ka dhënë dorëheqje.
Ndërkohë, nga prokuroria e Tiranës
mësohet se Isufi ka dhënë
gjithashtu shpjegime në lidhje
me shitjen e kompanisë "Crown
Aquisitions", pasi në momentin
që janë kryer veprimet, ka qenë
administrator.
Shitja e kompanisë
Në maj të vitit 2007, pronari
Fazliç vendosi të shesë kompaninë
"Crown Aquisitions" te një
kompani qipriote. Shitja u krye
zyrtarisht më datën 9 korrik 2007
për llogari të një firme të regjistruar
në Nikozia të Qipros, e cila
quhet "Altaria Research Limited".
Praktika e ndjekur për shitjen
tregon se firma qipriote nuk solli
ndonjë përfaqësues të sajin në
Shqipëri, por autorizoi me një
prokurë të posaçme avokaten
Flutura Kola, bashkëpronare e
studios "Kola & Malltezi". Firma
qipriote e ka lëshuar prokurën
e përfaqësimit që më datën
14 maj 2007, ndërsa avokatja
Kola më datën 20 qershor 2007
firmosi kontratën e shitjes. Nga
termat e kontratës del se firma
"Crown Aquisitions" u shit për
një vlerë prej 1 milionë e 700 mijë
eurosh, ndërsa në kontratë nuk
përcaktohej asnjë aset i firmës.
Akti i shitjes është depozituar
në QKR, por jo në Tatime. Paratë
janë marrë, por tatimi nuk është
paguar. Prokuroria tha dje se
pagesa është kryer kesh, ku 1
milionë e 750 mijë euro janë sjellë
nga Qipro në Tiranë.
Prokuroria hetoi kryesisht për "Fazliç"
Hetimi i kësaj çështjeje ka fi lluar kryesisht nga prokurorët
e njësisë së Task-Forcës kundër krimit ekonomik, bazuar
mbi publikimet në media të disa shkresave zyrtare, ku mendohet
se kompania është shitur, por asnjë qindarkë nuk ka
kaluar në arkën e shtetit, si detyrim tatimor, prej 10 për qind.
Sipas këtyre burimeve, mësohet se prokuroria ka kërkuar
verifi kimin e të gjitha transferimeve, tërheqjeve dhe shitblerjeve
të kryera me anë të llogarive bankare të shtetasit Fazliç
dhe personave që kanë punuar për të. Veprimet hetimore të
kryera deri më tani janë ato të "sekuestrimit" të itinerarit të
hyrje-daljeve të shtetasit Fazliç në Shqipëri, lëvizjet e tij brenda
territorit shqiptar dhe kasetat e kamerave të sigurisë në
aeroportin "Nënë Tereza" në Rinas, si dhe të gjitha shkrimet
për të në media.