KLD, masa për të luftuar korrupsionin në gjyqësor
25/01/2005
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka marrë dje në shqyrtim programin e masave në zbatim të problematikës dhe rekomandimeve për sistemin gjyqësor. Si prioritet për vitin 2005, KLD-ja vendosi të caktojë luftën kundër korrupsionit në sistemin gjyqësor, masat për rritjen e efektivitetit të veprimtarisë së Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ky program, sipas KLD-së, duhet të zbatohet paralelisht me programin e masave të ndërmarra nga pushteti ekzekutiv. Një nga pikat që u diskutua në mbledhjen e radhës së KLD-së, ishte edhe kualifikimi i gjyqtarëve të Shkallës së Parë, që zhvillohet nga Shkolla e Magjistraturës. Sipas vlerësimit të KLD-së, gjyqtarët e Shkallës së Parë nuk kanë dëshirë të bëjnë trajnime vazhduese nga Magjistratura dhe, kjo gjë vihet re nga mbarëvajtja e tij. Në këto kushte u vendos t'i tërhiqet vëmendja gjyqtarëve të Shkallës së Parë dhe gjyqtarëve të Apelit. Sipas informacioneve, gjyqtarët tregohen indiferent ndaj trajnimeve dhe nuk kanë dëshirë të komunikojnë me Shkollën e Magjistraturës.
A.Ç