Shuan familjen e xhaxhait për një vijë uji
25/01/2005
Toka është bërë gjithmon mollë sherri. Për një copë tokë janë futur në sherr familje të tëra, madje kanë shkuar më tej. Ngjarja e rëndë ka ndodhur edhe në familjen Memia, nga një fshat i Tropojës. Zanafillën tragjedia e familjes Memia e ka më 27 korrik 1997. Shkak është bërë një vijë uji, që ndante tokat e të njëjtës familje. Janë bërë disa sherre midis të pandehurit Rexhep Memia dhe xhaxhait të tij, Shaban Memia, me djemtë. Por bisedimet nuk kanë sjellë asgjë. Kështu, më 27 korrik 1997, Rexhep Memia nga fshati Muhejan i Tropojës, pas një sherri banal, merr armën dhe gjuan në drejtim të familjes së xhaxhait. Si pasojë e veprimeve të pakontrollueshme të Memisë gjejnë vdekjen katër pjesëtarë të së njëjtës familje. Vritet Shaban Memia, xhaxhai i të pandehurit, Zylja Memia, gruaja e xhaxhait, Behar dhe Arjan Memia, dy djemtë. Pas kryerjes së krimit, i pandehuri mundohet të fshihet. Ai kapet nga policia pas një kohe të gjatë. Tani është duke u gjykuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Procesi ndaj të pandehurit vetëm sa është hapur. Prokuroria ka lexuar kërkesën për gjykim, por vështirësia e paraqitjes së dëshmitarëve ka bërë që seanca të ndërpritet. Dëshmitarët janë të gjithë nga fshatrat e Tropojës. Prokurorët thanë se, për t'i sjellë në gjykatë duhet kohë e gjatë. Ndërsa nga ana e tij, i pandehuri nuk e ka pranuar akuzën. Avokati Pelivan Luçi, që ka marrë në mbrojtje të pandehurin, tha se ka komunikuar me të dhe se ai nuk pranon të ketë vrarë familjen e xhaxhait të tij. Dosja me emrin e të pandehurit ka ardhur për kompetencë te Krimet e Rënda, nga Gjykata e Shkallës së Parë Tropojë. Seanca e djeshme që ishte caktuar për të pritur dëshmitarët pas leximit të kërkesës për gjykim, u shty. Data 8 shkurt u pa më e përshtatshme për të risjellë edhe një herë në gjykatë të pandehurin Rexhep Memia, akuzuar për katër vrasje.
Burg pa afat për pengmarrësin e Beqirajt
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë vendosi të lërë në burg pa afat shtetasin Platin Malja, akuzuar për mbajtjen peng prej 12 orësh të shtetasit Alfred Beqiraj. Ndonëse akuza nuk u pranua nga i pandehuri, prokurori Bledar Bejko kërkoi sigurimin e tij në burg pa afat, deri në përfundim të zbardhjes së ngjarjes. Bashkë me shtetasin Platin Malja akuzohen edhe dy persona të tjerë, të cilët janë identifikuar si kushërinj të të pandehurit, por ende nuk janë vënë në pranga. Alfred Beqiraj u mor peng për një borxh prej 30 mijë euro. Këto para i ishin marrë të pandehurit për t'i siguruar një vizë. Por, pasi viza nuk i ka dalë, paratë i janë mbajtur. I pandehuri është shprehur se nuk ka patur si qëllim të mbajë gjatë Beqirajn në Malin me Gropa në Dajt, por ka qenë i detyruar të bëjë këtë veprim për të marrë paratë. Pengu për të shpëtuar ka gënjyer. Sapo është liruar, ai ka shkuar menjëherë në polici. I pandehuri nuk e ka arritur veprimin e tij, megjithatë e ka parë veten në pranga. Vepra penale e kryer prej tij, parashikohet nga neni 109/2 i Kodit Penal. Nga ana e policisë janë shpallur në kërkim edhe dy shtetasit e tjerë, që kanë ndihmuar Platin Maljan të kryej rrëmbimin.