E Diel, 1 Nëntor 2026

Nano: Në një vit janë ndëshkuar 600 oficerë e policë

25/01/2005  Në analizën e djeshme të qeverisë, kryeministri ka qenë kritik ndaj disa ministrive. Ai ka bërë publik shifra të ndëshkimeve të oficerëve të policisë që kanë shkelur ligjin. Shefi i qeverisë ka theksuar se "vendosmëria e Qeverisë për ndërtimin e një shteti funksional shprehet qartë edhe në qëndrimin pa ekuivoke ndaj penaliteteve. Në polici janë ndëshkuar 600 oficerë e policë" ndërkohë që ndëshkime ka pasur dhe në sektorin e financave. Ku nano thekson se "nga drejtoria e auditit në Ministrinë e Financave janë dhënë mbi 3500 masa ndëshkimore, administrative apo kallëzime penale". Sipas kryeministrit vlera e penaliteteve të aplikuara është rreth 2.1 miliard lekë, ose 5 herë më shumë se një vit më parë. Sipas numrit një të Këshillit të Ministrave janë depozituar në prokurori 76 kallëzime penale për subjekte të ndryshme doganore nga 17 kallzime një vit më parë. Kryeminsitri ka pohuar se janë në proces 114 praktika hetimore dhe verifikuese që do t’í kalojnë së shpejti prokurorisë për procedim. Ndërsa në prokuroria ka thënë Nano janë dërguar për ndjekje penale 33 punonjës doganorë dhe janë marrë masa administrative për 151 punonjës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›