KLD, ndëshkimet që janë dhënë për gjyqtarët gjatë 2008-s
Mbledhjet ku u morën vendime të ndryshme për “togat e zeza”. Dosjet që pritet të shqyrtohen gjatë vitit të ardhshëm, pas propozimit të ministrit
Laureta Rryçi
Këshilli i Lartë i Drejtësisë, gjatë vitit 2008, ka ndërmarrë një sërë masash disiplinore duke ndëshkuar jo pak “toga të zeza”. Një numër gjyqtarësh janë marrë në procedim disiplinor gjatë vitit 2008 nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë në kuadër të luftës kundër korrupsionit brenda sistemit të drejtësisë. Për disa prej tyre, KLD-ja ka marrë masën e shkarkimit nga detyra, ndërsa për të tjerët pritet të thotë fjalën e fundit në fillim të vitit të ardhshëm. Procedimet disiplinore për ta janë kërkuar nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë, pas kontrolleve të ushtruara në Gjykatat e Rretheve Gjyqësore, ku grupet e inspektimit kanë konstatuar një sërë shkeljesh ligjore.
Masat
Ndër masat e marra nga KLD-ja përmenden shkarkimet nga detyra e gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Vlorë, Vasil Hanxhara dhe Gjinovefa Gaba, me motivacionin se kanë cenuar integritetin e Gjyqësorit, si dhe ndaj tre gjyqtarëve të çështjes "Delijorgji". Gjatë mbledhjeve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë është deklaruar vazhdimi i fushatës antikorrupsion brenda sistemit gjyqësor si dhe përparësi në procedimet e gjyqtarëve, ku drejtues të Këshillit kanë siguruar procese transparente.
Në pritje
Ndërkohë, të tjera dosje janë në pritje në zyrat e inspektorëve për t’u dërguar në Këshill për masa disiplinore. Bëhet fjalë për një numër të konsideruar gjyqtarësh, për të cilët ministri i Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e tij dhe pritet të kalojnë për diskutim në Këshill. Këta gjyqtarë, që pretendohet se janë gjetur me shkelje në dosjet që kanë gjykuar, nuk punojnë vetëm në gjykatat e Tiranës, por edhe në ato të rretheve. Si procedurë, fillimisht propozon ministri i Drejtësisë për masën që gjykohet se duhet të merret ndaj gjyqtarit dhe më pas kalohet për diskutim apo votim nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këtë vit, ndryshe nga herët e tjera, Inspektorati i KLD-së ka nisur jo pak herë inspektimet kryesisht pas rasteve të denoncuara nga media.
Masat që janë marrë në mbledhjet e zhvilluara gjatë vitit 2008
31 janar 2008- Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi shkarkimin e kryetares së Gjykatës së Apelit Vlorë, gjyqtares Gjinovefa Gaba (me 8 vota pro dhe 3 kundër), me motivacionin se ka cenuar integritetin e Gjyqësorit. Kërkesa për procedimin disiplinor për gjyqtaren Gaba u bë nga Ministria e Drejtësisë, pas një kontrolli të ushtruar në Gjykatën e Apelit Vlorë.
8 shkurt 2008 - Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Vasil Hanxhara. Sipas burimeve zyrtare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Këshilli vendosi të pranojë kërkesën e ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të Hanxharës.
20 shkurt 2008- Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Sokol Ngresi. Propozimi për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Sokol Ngresi iu paraqit KLD-së, pas inspektimit të kryer nga Ministria e Drejtësisë në Gjykatën e Apelit Vlorë.
27 shkurt 2008- Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) vazhdoi maratonën e drejtësisë në Shkodër, me analizën e punës së gjykatave në zonën veriore të vendit, ku në një tryezë të përbashkët u vunë përballë çështjet ligjore dhe problemet në gjykatat e rretheve gjyqësore Shkodër, Lezhë, Tropojë, Kukës, Pukë, vendimet e të cilave janë objekt ankimi pranë Gjykatës së Apelit Shkodër.
9 mars 2008 - Deri më 31 mars gjyqtarët në të gjithë vendin duhet të deklarojnë pasuritë e tyre. Drejtoresha Juridike pranë KLD-së, Ana Shkëmbi, tha se Inspektorati pranë KLD-së, në përmbushje të detyrimit ligjor "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë" e rregullores "Për organizimin dhe funksionimin e Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë", u bën thirrje gjyqtarëve të plotësojnë formularët e deklarimit të pasurive me përgjegjësi dhe transparencë maksimale, si dhe t’i dorëzojnë ato brenda afatit të përcaktuar pranë këtij këshilli.
18 mars 2008- Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis mbikëqyrjen e procesit gjyqësor për çështjen "Gërdeci". Tre inspektorë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë morën pjesë në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës për vlerësimin e masave të sigurisë ndaj tre ish-administratorëve të fabrikës së demontimit të municioneve luftarake në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës, ku si pasojë e një shpërthimi më 15 mars humbën jetën 26 persona, ndërsa shumë të tjerë mbeten të plagosur.
21 tetor 2008 - Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) vendos marrjen në shqyrtim të kërkesave për procedime disiplinore për disa gjyqtarë pranë Gjykatave në rrethet Mat, Sarandë, Vlorë, Tiranë dhe Elbasan. Kërkesat për procedimin e gjyqtarëve u bënë nga Ministria e Drejtësisë, mbi bazën e inspektimeve të kryera nga Inspektorati i kësaj Ministrie dhe Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas KLD-së, procedim disiplinor është kërkuar për gjyqtarët: Mirela Mishgjoni, Murat Lleshi, Rasim Doda, Gjin Gjoni, Nevrije Halo, Enkelejda Kashuri, Taulant Tafa, Shaqir Gradica, Ylli Minka, Naum Pejo, Alaudin Malaj, Meme Rexho.
28 tetor 2008 - Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) shkarkon nga detyra tre gjyqtarët që pushuan çështjen në ngarkim të shtetasit Mihal Delijorgjit, një nga tre të arrestuarit për ngjarjen e 15 marsit në fshatin Gërdec të Bashkisë së Vorës. Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu, theksoi se "Këshilli shkarkoi nga detyra gjyqtarët e Gjykatës së Apelit Ushtarak të Tiranës, Shaqir Gradica, Ylli Minka dhe Naum Pejo". Çështja penale e gjykuar nga tre gjyqtarët e sipërpërmendur në vitin 2007 dhe e sjellë për diskutim para Këshillit, i referohet procesit penal në ngarkim të shtetasit Mihal Delijorgji, i akuzuar për veprat penale “falsifikim të vulave, stampave ose të formularëve”, si dhe “kontrabandë me mallra të tjera”.
14 nëntor 2008 - Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) merr në shqyrtim dosjet gjyqësore për tre mjekët e liruar nga paraburgimi, të cilët hetohen nga Prokuroria e Tiranës për "korrupsion". Inspektorati i Këshillit verifikon vendimmarrjen e gjykatave për hetimin e mjekëve nën masën e "arrestit në shtëpi", përkundër kërkesës së organit të akuzës për izolimin e tyre në paraburgim. Bëhet fjalë për çështjet penale të hapura nga organi i Prokurorisë në ngarkim të mjekëve Kastriot Dautaj, Ardian Nelaj dhe Agim Karaj, të arrestuar si të dyshuar për mitmarrje.
15 nëntor 2008 - Këshilli i Lartë i Drejtësisë (KLD) nis verifikimin e procedurave gjyqësore të ndjekura nga Gjykata e Sarandës ndaj 18-vjeçarit Aristidh Glluçaj, i ndaluar për kalim të paligjshëm të kufirit. Inspektorët e KLD-së nisën punën me verifikimin e seancës për masën e sigurisë dhënë nga Gjykata e Sarandës ndaj këtij shtetasi që humbi ndjenjat në seancën gjyqësore si pasojë e dhunës fizike të ushtruar ndaj tij në Policinë e Sarandës.
Sot, mbledhja e KLD-së, çështjet që do të diskutohen
Këshilli i Lartë i Drejtësisë pritet të zhvillojë mbledhjen e radhës gjatë ditës së sotme, ku do të diskutohen një sërë çështjesh të rëndësishme për Gjyqësorin. Burime zyrtare pranë këtij këshilli shpjeguan dje se rendin e ditës janë caktuar shtatë çështje të rëndësishme për t’u diskutuar mes anëtarëve të Këshillit. Një ndër to do të jetë diskutimi mbi aktet nënligjore në kompetencë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në zbatim të Ligjit nr. 9877, datë 18.02.2008, “Për organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, të përgatitura nga grupi i punës. Përcaktimi i vendeve vakant në gjykata të rretheve gjyqësore, që do të vihen në dispozicion të 10 (dhjetë) kandidatëve për magjistratë, që kanë mbaruar vitin e tretë të Shkollës së Magjistraturës), 2007 – 2008, profili gjyqtar, për propozimet mbi emërimin përfundimtar të tyre. Diskutimi mbi nevojën e plotësimit të dy vendeve vakante në Gjykatën e Apelit Tiranë. Diskutim në lidhje me caktimin e përkohshëm të kandidatëve për magjistratë, të cilët kanë përfunduar vitin e dytë të Shkollës së Magjistraturës, profili gjyqtar, për të kryer stazhin profesional si gjyqtar në gjykatat e rretheve gjyqësore.
Shqyrtimi i propozimit të drejtorit të Shkollës së Magjistraturës për miratimin e listës me emrat e gjyqtarëve që mund të marrin pjesë në sesionet e trajnimit vazhdues, për periudhën 2008 – 2009. Shqyrtim i kërkesës për dhënie lejeje, kërkuar nga gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, Pëllumb Tare. Shqyrtim i kërkesës për dhënie lejeje, kërkuar nga gjyqtarja e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Miranda Ndoja. Së fundi, shqyrtimi i kërkesave për delegime të gjyqtarëve.
24 Dhjetor 2008