Prokuroria i bën relacion Gjykatës së Lartë për afatet e “Rrëshen-Kalimash”
Rreth nëntë faqe shpjegojnë se hetimet u vonuan nga vetë të pandehurit. Mungesa e projektit ishte shkaku kryesor i vonesave në hetimet e çështjes
Habjon Hasani
Prokuroria e Përgjithshme, krahas kërkesës për gjykim që ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë, ka dorëzuar edhe një relacion informativ lidhur me arsyet e zgjatjes së afatit të hetimeve. Janë gjithsej nëntë faqe material ku shpjegohen hollësisht të gjitha procedurat hetimore të ndjekura prej prokurorëve. Arsyet kryesore të paraqitura prej organit të akuzës lidhen kryesisht me mungesën e projektit përfundimtar dhe me mosparaqitjen për të dhënë shpjegime të disa prej ish-zyrtarëve të Ministrisë së Transporteve. Megjithatë, mungesa e projektit përfundimtar ka qenë arsyeja kryesore ndërsa sipas këtij relacioni të prokurorisë “termat e kontratës të lidhur me kontraktorin Bechtel-Enka përcaktonin se projekti do të ishte përfunduar detyrimisht deri në mars të vitit 2007. Mospërfundimi i projektit jo vetëm që përbënte një shkelje ligjore, por në të njëjtën kohë përbënte edhe një pengesë për evidentimin e saktë shkencor të dëmit”, - shkruhet në këtë relacion.
Dëmi
Mungesa e projektit bëri që prokuroria të operonte me nocionin e “dëmit të sigurt”. Janë 232 milionë euro dëme të shkaktuara nga “vepra e shekullit” që u iniciua dhe u “orkestrua” nga Andi Toma dhe Lulzim Basha. Pikërisht këtë dëm u ka paraqitur prokurori Arben Kraja anëtarëve të Gjykatës së Lartë në finale të analizës dhe hetimit të dosjes “Rrëshen-Kalimash”. “Duke shumëzuar diferencën e kostos për m2 rrugë dhe m2 ura me sipërfaqen e përgjithshme të rrugës dhe urave, sipas projektit të miratuar për segmentin rrugor Rrëshen-Kalimash, ekspertët kanë llogaritur një diferencë për rrugën 177 075 500 euro dhe për urat 54 934 083 euro. Në total kemi një diferencë 232 009 583 euro, që kosto e rrugës dhe urave në segmentin Rrëshen-Kalimash kanë kushtuar më shumë se kostoja e rrugës Kalimash-Morinë”, - konkludon prokurori lidhur me dëmin. Më tej, prokurori shton se nga krahasimet që janë kryer rezulton se çmimet për njësi të zërave të aplikuara në kontratën e lidhur me shoqërinë “Bechtel-Enka” janë shumë më të larta. “Nga shumëzimi i diferencës së çmimeve për njësi me volumet e punës të parashikuara sipas projektit përfundimtar për rrugën Rrëshen-Kalimash rezulton se shoqëria “Bechtel-Enka” është favorizuar me një shumë prej 114 851 604 euro krahasuar me shoqëritë që po ndërtojnë segmentet e rrugës në vazhdim, pra nga Kalimashi deri në Morinë”, - saktëson Kraja në kërkesën e tij.
Projekti
Aplikimi i metodës ndërto dhe projekto si dhe mosekzistenca e një projekti përfundimtar ka krijuar dhe abuzime marramendëse edhe me gërmimet që janë kryer në segmentin Rrëshen-Kalimash. “Albania publiki tri javë më parë shifrat e fryra dhe fiktive të publikuara nga ministria lidhur me volumin e gërmimeve. Nisur nga debati më i fundit në Kuvend për punimet në këtë aks, “Albania” mori të dhënat mbi sasinë e gërmimeve të shpallura publikisht nga ministria duke i konsultuar ato me njërën prej studiove inxhinierike në Tiranë për të bërë zbërthimin analitik të këtyre shifrave (të gërmimeve) duke iu referuar parametrave dhe karakteristikave zyrtare të kësaj rruge. Sipas këtyre të dhënave të zbërthyera i bie që me të dhënat e ministrisë (për gërmime + mbushje dheu) të jetë gërmuar në të gjithë gjatësinë e rrugës 37.3 m në thellësi. Pra, i bie që përgjatë gjithë aksit Rrëshen-Kalimash të jetë gërmuar në thellësinë e 15-katëshit të Tiranës! Një rezultat i habitshëm ky dhe që rezulton shumë larg realitetit të punimeve në terren. Por edhe në rastin e dytë, kur nuk janë llogaritur mbushjet (por vetëm gërmimet), rezulton se është gërmuar përgjatë gjithë aksit Rrëshen-Kalimash në thellësi rreth 27 metër! Sërish një rezultat i pamundur, sipas inxhinierëve të ndërtimit.
Afatet, Basha i përdori si “asin nën mëngë”
Ndonëse veprimet antiligjore të Bashës ishin vërtetuar plotësisht, vonesat në kryerjen e disa procedurave rutinë po kanosnin afatet e hetimit. Prokuroria përfitoi një shtyrje afati prej një muaji, por kur ajo kërkoi dhe një shtyrje të dytë, kjo kërkesë iu refuzua nga gjykata duke i stopuar hetimet. Në këto kushte, kryeprokurorja doli publikisht dhe deklaroi se do ta apelonte këtë vendim, por ishte e detyruar ta respektonte përsa kohë ishte në fuqi. Pikërisht në periudhën e “tranzicionit të vendimeve”, prokuroria e shpalli ish-ministrin Basha si të pandehur. Ky i fundit, nëpërmjet avokatit të tij, e quajti shkelje klasifikimin e tij si të pandehur në kushtet kur gjykata ia kishte ndaluar prokurorisë të vazhdonte hetimet. E, për hir të së vërtetës, deri në momentin e vendimit të gjykatës, për Bashën nuk ishte firmosur asgjë. Por, pavarësisht “trukeve ligjore”, është i sigurt fakti se ministri Basha ka kryer me iniciativën e tij një zinxhir procedurash të jashtëligjshme, të cilat treguan se Ministria e Transporteve ishte totalisht jashtë loje dhe se projekte me kosto prej qindra miliona eurosh “kopsiteshin” sa nga zyra e Andi Tomës (ish-drejtor juridik) deri te zyra e ish-ministrit Basha. Një paralizim total i institucionit dhe një “privatizim” i ministrisë nga dy njerëz të përveçëm. Ndërsa e gjithë historia e hetimit filloi në mars të vitit 2007, Prokuroria e Tiranës nisi hetimet kryesisht për infrastrukturën rrugore, pas denoncimeve publike të ish-drejtorit të Ministrisë së Transporteve, Arben Meçe. Konkretisht, për rrugën “Rrëshen-Kalimash” hetimet nisën në mars të vitit 2007, kur një relacion i Zyrës së Shtypit të Prokurorisë së Përgjithshme, bazuar në një artikull të revistës “MAPO”, i titulluar “Buzëqeshja 45 miliardë”, i dorëzohet kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Ky i fundit, porsa njihet me materialin, urdhëron fillimin urgjent të hetimeve dhe ia lë në dorë çështjen Prokurorisë së Rrethit Tiranë.
24 Dhjetor 2008