E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD pranon dorëheqjen e Spahiut. Halimi akuza Topit: Pengove hetimet

TIRANE - Këshilli i Lartë i Drejtësisë rrëzoi kërkesën e ministrit të Drejtësisë Eduart Halimi për shkarkimin e Kreshnik Spahiut nga parlamenti.

Në mbledhjen që zgjati 5 orë, e karakterizuar nga debate të ashpra, 8 anëtarët e KLD-së votuan kundër kërkesës së ministrit Halimi, ndërsa 5 të tjerë votuan pro. Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e Spahiut për dorëheqje të parevokueshme.

Ministri Halimi akuzoi kryetarin e KLD-së Bamir Topi për pengimin e hetimeve ndaj nënkryetarit Kreshnik Spahiu.

DOREHEQJA
Kreshnik Spahiu e argumentoi vendimin për dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së, me presionet e vazhdueshme të pushtetit, që sic tha ai, kanë nisur që në vitin 2008. Spahiu njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, si i vetmi arbitër i cili mund të zgjidhë konfliktin midis dy pushteteve.

Ndërkohë Komisioni hetimor Parlamentar për shkarkimin e Spahiut, pritet të publikojë sot raportin që do t’i dërgohet Parlamentit. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni, kreu demokrat i tij, Enkelejd Alibeaj deklaroi se në këtë raport do t’i rekomandohet Prokurorisë së Përgjithshme dhe nisja e një procesi penal ndaj Spahiut.

“Në bazë të nenit 284 të Kodit të Procedurës Penale do paraqes kallëzim penal për zyrtarin shtetëror Kreshnik Spahiu, nënkryetar i KLD për shkak se ka shpërdoruar detyrën duke mos sjellë pranë komisionit hetimor shkresa të cilat janë kërkuar, duke mos respektuar urdhërimin ligjor të nenit 17 të ligjit të komisioneve hetimore”, paralajmëroi Alibeaj.

(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera “Shkarkimi i Spahiut”, miratohet sot raporti

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›