E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shën Valentini, në TOB vjen “Zhizel”

TIRANË- Historia e pasionit të dashurisë me një fund tragjik, “Zhizel”, do të rrëfehet me gjuhën e trupit, mbrëmjen e Shën Valentinit në Teatrin Kombëtar të Opera dhe Baletit.

Nën petkun e princit Albert, rikthehet në Shqipëri balerini shqiptar me famë botërore , që interpreton për teatrin shtetëror të Mynihut Marlon Dino. Ndërkohë që partnere e tij do të jetë balerina Greta Hushi.

Dino pasi ka përfunduar studimet në Shkollën e Baletit në Tiranë vazhdoi studimet në Gjenevë dhe më pas ka qënë balerin në “Vienna State Opera”. Shqiptari Dino ka përformuar në skenat më të famshme të botës dhe është shprehuer i lumtur që prekë skenën shqiptare për herë të parë.

Koreografi Agron Aliaj, që e ka ngjitur disa herë në skenë këtë balet, e rikthen kësaj here në ditën dedikuar dashurisë, baletin në të cilin ka përshtatur lëvizjen teknike shoqëruar me plastikën dhe interpretimi e solistëve, si dhe figurat koreografike ku secili solist pretendon për të fituar dashurinë e Zhizelit.

Drama e baletit, nën muzikën e Adolphe Adamë ka në qëndër dashurinë e një vajzë të re 15 vjeçare që dashuron për herë të parë dhe që zhgënjehet sepse ai që hiqet si fshatar është në të vërtetë princ. Edhe në botën e përtejme ajo vazhdon ta dashurojë pavarësisht se ai e gënjeu. Lufta e vilisave është e tillë që ata duan ta shkatërrojnë këtë dashuri dhe pas vdekjes, por forca e madhe e dashurisë bën që të triumfojë, megjithatë ajo është një hije rreth tij.

“Zhizel” është vënë në skenën shqiptare, për herë të parë në vitin 1988 nga Agron Aliaj, rivënia e dytë është vënë po nga Aliaj në vitin 1998 me protagonistë Enada Hoxha, Gerd Vaso, Eno Birko, Ambeta Toromani. Ndërkohë që vënia e fundit në skenën e TKOB-së është ajo e vitit 2011-të.

Baleti me dy akte do të shfaqet për publikun mbrëmjet e datave 14 deri 15 shkurt.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›