KLD shkarkon një gjyqtar të Vlorës për korrupsion
Vendimi erdhi pas kërkesës së organit të akuzës. Ky vendim i Këshillit i marrë me unanimitet të anëtarëve të pranishëm, i hap rrugën kryerjes së hetimeve nga prokuroria e rrethit gjyqësor Fier, e cila e akuzon gjyqtarin për veprën penale “korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”. Sipas përcaktimit në ligj, dhënia e autorizimit nga Këshilli solli edhe pezullimin e menjëhershëm nga detyra të gjyqtarit, deri në përfundim të procedimit ndaj tij. Në axhendën e mbledhjes plenare të Këshillit, kanë qenë pjesë e diskutimeve dinamike edhe organizimi i punës mbi analizat vjetore të të gjitha gjykatave, trajnimi vazhdues pranë Shkollës së Magjistraturës, si edhe delegimet e gjyqtarëve sipas procedurës së parashikuar me vendim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.