Shkodër, babai hedh nga ura djalin e tij 2-vjeçar

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës ku babai ka hedhur nga ura e trenit djalin e tij 2-vjeçar. Sipas informacioneve Eduard Xhoka ka hedhur nga ura djalin e tij 2-vjeçar me inicialet E.XH i cili është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se Eduard Xhoka ishte i divorcuar nga bashkëshortja e tij por nuk dihen arsyet të cilat e çuan atë në marrjen e këtij vendimi që për pak sa nuk i mori jetën djalit të tij 2-vjeçar. Ndërkohë mësohet se policia ka shpallur në kërkim shtetasin Eduard Xhoka.