E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD vlerëson raportin e USAID

TIRANE - "KLD, në mënyrë të vazhdueshme ka ndjekur me vëmendje rezultatet e deklaruara të sondazhit mbi

korrupsionin në sektorin publik, cituar edhe nga përfaqësuesi diplomatik i SHBA, ambasadori John Withers, vetëm një ditë më parë", deklaroi dje zëvendëskryetari Kreshnik Spahiu. Duke shtuar se ky institucion si një ndër organet kushtetuese, që monitoron sektorin e drejtësisë shqiptare dhe si autoritet përgjegjës mbi 30 gjykata kombëtare, rikonfirmoi ndjeshmërinë e tij ndaj problemeve, lidhur me gjyqësorin dhe korrupsionin në këtë sistem. Në konferencën për shtyp Spahiu tha se, drejtësia është padyshim antagoniste e korrupsionit dhe gjyqësori është sektori, ku shteti nuk mund të bëjë kompromise, drejtësi do të thotë përgjigje pozitive vetëm për ata që kanë të drejtë. Ai vlerësoi rritjen e besueshmërisë së publikut në këtë sistem dhe faktin e uljes së nivelit të korrupsionit në gjyqësor, ku para të cilit tashmë ndodhen ministrat, mjekët dhe prokurorët.                    f.m

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›