Rama: PS ofron kontribut për reformat antikorrupsion
Partia Socialiste është treguar e gatshme të ofrojë kontributin e saj në ndërmarrjen e reformave kundër korrupsionit.
Kryetari i PS-së, Edi Rama, në një komunikim me mediat, mbështeti deklaratat e ambasadorit amerikan Uidhërs mbi gjendjen e korrupsionit në Shqipëri, shkaqet e përkeqësimit të kësaj plage, pasojat dhe masat që duhen marrë. "Ndoshta asgjë nga ato që tregon studimi i komentuar prej ambasadorit Uidhërs nuk është e re për ne, që e kemi thënë vijimësisht se në Shqipëri korrupsioni nuk po luftohet dhe se në shumë aspekte ai po hyn më thellë në damarët e shtetit e po rëndon më shumë në kurriz të vendit e të qytetarëve shqiptarë. Por e thënë prej dikujt që nuk është palë në skenën politike dhe që përfaqëson këtu aleatin e madh strategjik të shqiptarëve në përpjekjen për demokratizimin, modernizimin dhe integrimin e Shqipërisë në Botën e Lirë, kjo e vërtetë shumë shqetësuese merr peshë të veçantë", tha Rama. Kreu socialist shprehu gatishmërinë e partisë që përfaqëson për të kontribuar në reformat që do të shëronin këto plagë të rënda. "Ne jemi absolutisht dakord me pikëpamjen se e gjithë klasa politike duhet të bëjë shumë më tepër në luftën kundër korrupsionit dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë për të gjitha reformat e masat e nevojshme, në nivelin kushtetues e ligjor, por edhe në atë etik, ku politika shqiptare jep një shembull të patolerueshëm me gjuhën, sjelljen e veprimet e shumëkujt ndër përfaqësuesit e saj", tha Rama. Duke analizuar shkallën e korrupsionit, bazuar edhe në raportin e fundit, Rama akuzoi qeverinë, e cila e ka stimuluar atë direkt ose indirekt. "Përgjegjësia kryesore për këtë rritje të rrezikshme galopante të ndikimit të korrupsionit në sjelljen e shtetit ndaj qytetarit, i takon atyre që qeverisin dhe rinënvizojmë se Kryeministri Sali Berisha dhe qeveria e tij e kanë mbështetur direkt dhe indirekt korrupsionin, duke u betuar me fjalë kundër tij e duke u bërë, me vepra të dënueshme e mosveprime të pajustifikueshme, sponsori i tij gjeneral", tha Rama. a.l