Veriu nën borë. Shtohen emergjencat shëndetësore shkollat të mbyllura
TIRANE-Puka, Kukësi, Dibra, Bulqiza eTropoja vijojnë të qëndrojnë të bllokuara nga reshjet e borës që kanë arritur trashësinë rreth 3 m në zonat e thella malore dhe mbi 1.5 m në qytet. Kjo situatë po vijon prej 13 ditësh duke shkaktuar emergjenca të shumta.
Banorët nga zonat e thella apelojnë për hapje të rrugëve pasi u kanë mbaruar furnizimet me ushqime dhe ilace. Ndërkohë që prej ditësh vijojnë operacionet humanitare, qeveria shpalli dje gjendjen e fatkeqësisë natyrore. Kryeministri kërkoi që të ndërhyhet kudo ku ka emergjenca me qëllim mos të shënohet asnjë humbje njerëzore.
Ne keto zona eshte nderprere mesimi prej disa ditesh, banoret perballen me mungesen e ujit te pijshem per shkak te ngricave ne tubacione, ndersa mungon energjia elektrike ne disa fshatra. Mungesa e energjise ne rrethin e Kukesit, lagje te Korces, dhe pa permendur shume komuna i kane kthyer ne makth ditet e acarta per banoret e izoluar nga bora.
Një grua shtatzënë është transportuar gjate nates me barrelë nga Luseni në Domaj për të lindur fëmijën.
Kryetari i bashkisë së Pukës, Beqir Arifaj, tha se, "gjatë dy ditëve të fundit, një problem shumë serioz është shfaqur tek çatitë e banesave, pasi janë rënduar nga trashësia e dëborës dhe rrezikojnë të shemben".
Sipas tij, i gjithë qyteti i Pukës është i përfshirë në një situatë të vështirë, pasi reshjet e dëborës që vazhdojnë të bien, e kanë çuar trashësinë e saj në mbi një metër.
"Pas një inspektimi të përgjithëshëm me grupin e punës së bashkisë, me mbështetjen e sektorit të Mbrojtjes Kunder Zjarrit në qytetin e Pukës, duke përdorur shkallët e larta të zjarrfikësve, është bërë e mundur ndërhyrja në çatitë e atyre banesave që kanë qënë më të rrezikuara duke ia larguar shtresen e dëborës, trashësia e së cilës ka qënë mbi 2 metër", tha Arifaj.
Mjetet e bashkisë vazhdojnë të ndërhyjnë gjatë të gjithë kohës për të mbajtur të hapur akset kryesore komunikuese të qëndrës së qytetit, ndërkohë që në zonën periferike dhe ato që lidhen me akset komunat përrreth, gjendja është edhe shumë më e rënduar.
Sot paradite mësohet se të bllokuara janë akset Shkodër-Pukë-Fushë Arrës-Qafë Mali-Kukës si dhe Qafë Mali-Bajram Curri, Fushë Arrës-Shpal.
Aksi Morinë-Kalimash po mbahet hapur me vështirësi. Lëvizja me zinxhirë kryhet vetëm në një krah.
Mësimi është ndërprerë në të gjitha zonat me bore prej disa ditësh ndërsa pritet që situata të përkeqësohet pasi moti i keq po vepron ende fuqishëm në këto zona.
Në Trebishte të Dibrës janë dëmtuar catitë e disa shtëpive kurse në Shalë është shembur n2 shtëpi dhe një shkollë.
Kreu i komunës Shalë raporton se banorët kanë vetëm për 3 ditë rezerva ushqimore ndërsa në Kukës mbërritën dje ndihma ushqimore.
Në Dukagjin dhe Vermosh trashësia e borës ka arritur 3 metra dhe të gjtha rrugët janë totalisht të bllokuara
Në juglindje bora vijon të krijojë probleme në Dardhë ku aksi Korcë-Dardhë vijon të jetë i bllokuar ndërsa të izoluara paraqiten Lekasi, Vithkuqi, Trebinja.
Megjithatë mbeten ende të bllokuara fshatrat e komunave Velçan e Proptisht në rrethin e Pogradecit, në shkollat e të cilave nuk do të zhvillohet edhe sot mësimi, në komunat Çlirim dhe Novoselë të rrethit të Kolonjës si dhe në fshatrat e komunës Miras të Devollit.
Në Korçë ka filluar mësimi normalisht në shkollat e ciklit të ulët dhe ato të mesëm si dhe në Universitetin Fan.S.Noli.
Në Gramsh sot njoftohet se janë bllokuar nga bora 7 fshtara të komunës Porocan. Lajmi konfirmohet nga nënkryetari i Komunës, Maliq Buzani.
Sot paradite kanë nisur stuhi bore në Pukë, Kukës. Ne Diber temperatura ka shenuar -13 grade Celsius dioten e sotme.
Por, sipas parashikimit të motit kjo gjendje do të zgjasë disa ditë. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.
Berisha
Kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje sot që banorët e zonave të mbuluara nga reshjet e dëborës të pastrojnë catitë e shtëpive.
“Ky është rrezik evident. Është urgjencë, është një problem që duhet evituar. Mesazhi im për banorët e këtyre zonave të konsiderojnë përparësi absolute pastrimin e cative nga bora që banesat të mos shemben, të jenë të sigurta”, tha Berisha në mbledhjen e grupit të Partisë Demokratike.
Sipas kreut të qeverisë një dimër kaq i ashpër ka ndodhur rreth 27 vite më parë, në vitin 1985. "Gjysma e vendit eshte mbuluar nga bora, te bejme cfare eshte e mundur per shpetimin e jeteve njerezore.
Vasili: Përforcim të shërbimeve shëndetësore 24 orë
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili bëri të ditur se janë marrë masa shtesë për përballimin e emergjencave në vend. Duke theksuar se shërbimet shëndetësore do të jenë në dispozicion 24 orë, ministri Vasili bëri të ditur se do të mbahen nën mbikëqyrje të gjitha gratë shtatzëna që jetojnë në zonat e bllokuara nga dëbora.
“Do të mundësohet transportimi i grave shtatzëna drejt qendrave shëndetësore dhe do të dërgohen mami në qendrat që nuk kanë.”- deklaroi Vasili.
Peshkopi, banori pa ndjenja nuk transportohet dot në spital
Ndërkohë që moti vijon të përkeqësohet, shtohen emergjencat shëndetësore në zonat e izoluara nga dëbora.
Një banor nga Peshkopia bëri apel për ndihmë, përmes një telefonate në televizionin NEWS24, për një të afërmin e tij i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai bëri të ditur se i afërmi i tij ra nga tarraca e shtëpisë, ndërsa po e pastronte atë nga dëbora duke humbur ndjenjat, por transportimi i tij në spital është i pamundur për shkak të rrugëve të bllokuara.
POLICIA E SHTETIT, ORA 11:00: JA SITUATA NË RRUGËT E VENDIT
Situata në akset rrugore në shkallë vendi, nga informacionet më të fundit të marra nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezulton e vështirë në disa qarqe veriore të vendit ndërsa harta e problematikës është shtrirë dhe në juglindje.
Edhe gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit rekomandoi që të evitohet në maksimum lëvizja e mjeteve të tonazhit të lartë në akset Rubik - Kukës - Morinë dhe Burrel - Bulqizë – Peshkopi.
Kukës
• aksi rrugor Morinë – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi Kukës – Krumë, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Qafë Morinë, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Fierz, i pakalueshëm,
• aksi B.Curri – Valbonë, i pakalueshëm,
• aksi Krumë – B. Curri, i pakalueshëm,
• aksi Krum – Qaf Prushi, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
• aksi Kukës – Topojan, i pakalueshëm,
• aksi Ujmisht – Lusen – Bushtricë - Kala e Dodës në drejtim të Peshkopisë, i pakalueshëm,
• aksi Shëmri – Qafë Shllak, i pakalueshëm,
• aksi rrugor Topojan – Shishtavec, i pakalueshëm,
Trashësia e dëborës varion nga 80 cm në Kukës në 200 cm në Tropojë.
Dibër
Gjendja e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• aksi rrugor Peshkopi – Bulqizë – Klos, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi
• aksi rrugor Klos – Burrel – Ulëz, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Bulqizë – Shupenzë – Ostren, i pakalueshëm,
• aksi Krastë – Bulqizë, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi rrugor Peshkopi - Sllovë – Kala e Dodës në drejtim të Kukësit, i pakalueshëm,
• aksi Peshkopi – Muhurr – Aras, i pakalueshëm,
• aksi Arras – Zall Dardhë – Reç, i pakalueshëm,
• aksi Stëblevë – Librazhd, i pakalueshëm,
• aksi Arras – Lurë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës varion nga 60 cm deri në 110 cm. Temperaturat vazhdojnë të jenë më të ulëta dhe reshjet e borës janë intensive.
Shkodër
• aksi rrugor Shkodër – Mabe, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi rrugor Shkodër – Muriqan, i kalueshëm pa zinxhirë
• aksi rrugor Shkodër – Koman, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Qaf Çelë - Pukë - Fushë Arrës, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës - Qafë Mali- Qafë Shllak, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës – Gjegjan – Shpal, i pakalueshëm,
• aksi Koplik – Hani i Hotit, i kalueshëm pa zinxhirë,
• akset Koplik – Razëm, i pakalueshëm,
• aksi Bogë – Theth, Selcë – Vermosh, të pakalueshme, po punohet për pastrimin e tyre,
• akset në drejtim te Dukagjinit, të pakalueshme,
• aksi Qafë Mali – Dardhë – Fierz, i pakalueshëm,
• aksi Fushë Arrës – Iballë, i pakalueshëm.
Trashësia e dëborës ne zonat malore në rrethin e Pukës dhe të Malësisë së Madhe, arrin deri në mbi 2 m. Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta, reshjet e dëborës janë intensive.
Lezhë
• aksi Rubik – Kalimash, i kalueshëm me zinxhirë me vështirësi,
• aksi rrugor Mirditë – Shpal – Fushë Arrës, i pakalueshëm,
• në zonat e thella të Mirditës në drejtim të Lurës, akset rrugore janë të pakalueshme.
Në të gjitha akset rrugore nacionale ne rrethin e Lezhës lëvizja e automjeteve është e kalueshme. Po punohet me entin pronar të rrugëve, për hedhjen e kripës dhe skorieve, kryesisht në Autostradë.
Tiranë
• në drejtim të Qafë Krrabës, i kalueshëm pa zinxhirë,
• në drejtim të Dajtit, i kalueshëm pa zinxhirë,
Elbasan:
• aksi Librazhd - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi Elbasan – Qafë Krrabë, i kalueshëm,
• aksi Librazhd – Bulqizë i bllokuar, po punohet për pastrimin e këtij aksi.
Korçë
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore me intensitet dhe erë të fortë, situata në akset rrugore paraqitet si vijon:
• aksi rrugor Kapshticë -Korçë - Qafë Thanë, i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi rrugor Boboshticë – Dardhë, i pakalueshëm,
• aksi rrugor Korçë – Voskopojë, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Korçë – Ersekë – Leskovik, i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi rrugor Korçë – Goricë, i kalueshëm me zinxhirë,
Temperaturat vazhdojnë të jenë të ulëta dhe po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Berat
Në të gjitha akset rrugore lëvizja është normale.
Gjirokastër
situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• aksi Kakavijë - Gjirokastër – Tepelenë kalohet pa zinxhirë,
• aksi Tepelenë – Përmet është i kalueshëm pa zinxhirë,
• aksi Përmet - Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë,
• aksi Jorgucat - Qafa e Muzinës, i kalueshëm pa zinxhirë,
Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes së rrugëve në të gjitha akset rrugore.
Vlorë
Momentalisht ka reshje dëbore të përzier me reshje shiu në Llogora, situata e akseve rrugore paraqitet si vijon:
• në aksin rrugor Vlorë – Llogora, lëvizja e automjeteve kryhet me zinxhirë. Po punohet në vazhdimësi me entin pronar të rrugëve për normalizimin e gjendjes.
Në të gjitha akset e tjera rrugore lëvizja e mjeteve bëhet normalisht pa probleme.
(d.b/e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bora, MB fond 400 mln lekë për hapjen e rrugëve Rama: Të bashkojmë forcat për përballimin e emergjencave Arvizu-Totozani: Të mbështesim masat e qeverisë Gjirokastër, 56-vjeçari gjendet i pajetë në rrugë Ndërprerjet e energjisë CEZ: Shtabe emergjente në 4 prefektura Bora, shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore Moti i keq, Kryqi i Kuq Shqiptar shpërndan ndihma VIDEO: Moti për sot 13 shkurt FOTO: Veriu nën borë